in

Profili i Diana Bimit që Shkëlqente në Bukuri dhe Merrej Model Qytetarie dhe Emancipimi për Vajzat dhe Gratë Gjirokastrite në Vitet `57 e Lartë!

Jeta e Diana Bimit, motra e vellezerve Agron, Neptun dhe Pluton Bimit, qe shkelqente ne bukuri dhe merrej si model ne qytetari, emancipim dhe progres per vajzat dhe grate gjirokastrite nga vitet `57 e larte.

Per jeten dhe kontributin e Diana Bimit, me baba te pushkatuar, eshte folur fare pak edhe pse ishte e dalluar ne profesionin e saj, rrobaqepese, por ne vecanti e shquar si pjesemarrese ne sporte, estrade, si valltare dhe kengetare popullore ne nje kohe kur ne Gjirokaster pjesemarrja e vajzave dhe grave ishte e paket ne keto veprimtari.

Ne vazhdim ne faqen tone do mesoni gjeresisht per profilin e saj, lidhjen dhe kontributet e Dianes ne jeten shoqerore, sportive dhe artistike te Gjirokastres.

Diana Bimi, e permendur si vajza me e bukur e qytetit te Gjirokastres nga vitet `60-te nuk lindi ne Gjirokaster po ne nje shtepi dykateshe ne qender te Tiranes, tek Ekspozita, siç quhet vendi sot, me 3.shkurt te vitit 1939 nga prinder Sanije Vehbiu e Njazi Bimi.

Rrjedha e jetes se saj dhe familjes ndryshoi pas vitit 1944 kur regjimi komunist i pushkatoi babane Niazi Bimi, ushtarak me akademi, artilier ne profesion, per jeten dhe historine e te cilit do te m8und te flasim nje here tjeter.

Me sekuestrimin e shtepise dhe pasurise ne Tirane, vuajtjet e saj e te familjes vazhduan me internim ne Kuçove e me pas ne Gjirokaster si familje e “tradhtarit” Niazi Bimi por qe familja ne mjedisin shoqeror te qytetit gjeti ngrohtesi dhe mbeshtetje, fillimisht nga te aferm, si Vahit Vehbiu dhe Selami Vehbiu, gjyshi i Dianes.

Diana, moter e vetme me tre vellezer, beri kurs per rrobaqepese dhe filloi pune ne artizanat, ndermarrje shteterore, ndersa vellezerit ndoqen profesione, Agroni, vellai i madh marangozine, Neptuni berber, ndersa Plutoni mesimdhenes ne shkolla te rrethit te Tepelenes.

 

Nga viti 1957 e ne vazhdim Diana dallohet ne pune si rrobaqepese dhe merret me veprimtari shoqerore.

Ne repartin e rrobaqepsise ndihet e qete dhe e mbeshtetur nga Hamide Çarçani ,Zenepe Shehu, drejtori i artizanatit Hajri Bisbiku etj qe e vleresojne si profesioniste ne zanat dhe e perkrahin per rezultatet ne sport, arte e kulture, pa ja zene ne goje cenin ne biografi.

Ne kete situate ajo kontribon ne disa fusha te jetes sportive dhe kulturore te qytetit duke dhene shembullin e pare si vajze e qyteteruar dhe e emancipuar qe ne mbledhje e active merrej si model per t`u ndjekur nga vajzat dhe grate e tjera gjirokastrite, perfshirjen e tyre ne levizjen sportive dhe artistike te qytetit.
Dallohet si voelejbolliste me ekipin e te rejave perfaqesuese ne kampionatet kombetare ne kete sport.

Nderkohe perfshihet edhe ne veprimtari artistike dhe folklorike, me estraden e ndermarrjes, te qytetit si dhe me grupin e valleve popullore te pallatit te kultures.

Me talentin qe shfaq ne keto fusha gezon familjen, te afermit, lagjen dhe qytetin, vleresohet, respektohet dhe nderohet, duartrokitet nga sportdashesit si volejbolliste dhe artdashesit si artiste e humorit ne skenen e pallatit te kultures.

E pyetur nga gjirokastraonline per aktivizimin e saj ne jeten sportive dhe artistike te qytetit ajo shprehet se ishte aktive dhe kujton estraden e artizanatit te Gjirokastres,ku benin prova dhe jepnin shfaqje te ndryshme si brenda ne qytet edhe neper fshatra, kujton partnere ne setrade Kiço Neto, Zenepe Shehu etj.

Per jeten sportive shprehet se bente pjese ne skuadren e volejbollit “Puna” te Gjirokastres dhe merrte pjese ne cdo veprimtari kombetare ne Tirane. Po ashtu thote se ne ate periudhe ne Gjirokaster kishte dhe nje skuader tjeter e quajtur “Spartak”.

Ajo kujton me respekt shoqet e saj me te cilat i lidhi fusha ne Bashte te Teqese, Vjeno dhe Kato Lile, Juli Kostaqi, Majnure Kadena e te tjera.Nga shoqet e saj me te ngushta kujton te pa harruaren Melpo Kaçi infermiere ne spital.

Ne kohen e lire,ne shtepine e oficerave,diku afer turizmit,kujton Diana, me kushurirat e saj Tefta e Xhevro Vehbiu si dhe shoqet Hajrina Çene, Zana Kaçi, Xhevro Çelo,Angjelina Pano, Sofia Kalidhopulli, mbildheshin e mesonin te kercenin valle popullore me mesuese Teften nderkohe qe jepnin shfaqje ne Gerhot dhe fshatrat rreth Gjirokastres.

Aktivitete muzikore organizonim edhe si familje,thote Diana, Agroni me firzamonike dhe me trombe,ajo kercente dhe jepnin shfaqe te vogla,lart ne kala ku ishte nje piste per kercim.

Ne vitin 1963 Diana u martua ne Tirane pas njohjes me Bardhin(Tafili) ish volejbollist me Dinamon dhe basketbollist me Partizanin.

Nga martesa linden Tansel e Dalina. Dalina trashegoj nga prinderit sportin,u be volejbolliste e “Dinamos” dhe e kombetares.

Ne Tirane Diana fillimisht ishte e papune,pastaj filloi ne Ndermarjen e Sherbimeve Komunale.

Pas vitit 1990 se bashku me familjen emigroi ne Itali ku banon gati prej 20 vjetesh.

Keto qe treguam jane fare pak per jeten dhe kontributin e Dianes dhe vellezerve te saj, fisit dhe familjes Bimi.

Jeta dhe puna e Dianes eshte nje liber ende me shume te pathena per kontributin e saj qe e ben ate krenare per cfare ka dhene per shtepine dhe qytetin e saj te dashur Gjirokastren.

 

What do you think?

Written by Admini

“Të Ngopesh Duke parë”- Dunavati në Një Foto të Largët në Kohë që Nuk i Dimë Vitin

Fakt/ Duhanxhinjtë më të Rrezikuar, Infektuar dhe Viktima nga Koronavirusi