in

Mehmet Bakalli: Ne Intesa Sanpaolo Bank Albania Punohet me Moton” Te Ndihmojme Njeri Tjetrin”

 

Ne bisede me Drejtorin e Zyres se Organizimit dhe Menaxhimit te Projekteve, z. Mehmet Bakalli, mesuam se ne kete situate kritike emergjence, Intesa Sanpaolo Bank Albania po u pergjigjet me sherbime ne kohe kerkesave te klienteve te saj dhe punohet me moton ” Te Ndihmojme Njeri Tjetrin”.

Ajo ka marre të gjitha masat e mundshme për të siguruar vazhdimësinë e plotë të Shërbimeve Bankare dhe në të njëjtën kohë për të mbrojtur, nga infeksionet e mundshme, klientët dhe punonjësit e saj.
Kjo veprimtari paraqitet edhe ne nje udhezues me disa rregulla si:
Perdorimi digital /internet banking në telefon apo kompjuter sa herë që është e mundur në vend që të shkohet fizikisht në Degën e Bankës (është më e lehtë, merr më pak kohë dhe shmang kontaktin fizik me njerëzit e tjerë).

Per ata qe nuk jane regjistruar ende për Digital Banking, apliko:Shërbimi Digital Banking është FALAS. Nëpërmjet Digital Banking kryhen pagesa përfshirë pagesa brenda bankës si dhe pagesa brenda dhe jashtë vendit, të verifikoni situatën tuaj financiare, të shlyeni detyrimin e kartës tuaj të kreditit dhe shumë shërbime të tjera bankare.

Gjithashtu, PERDORNI KARTAT TUAJA TE DEBITIT OSE TE KREDITIT PER BLERJE NE VEND TE PERDORIMIT TE PARAVE CASH: të gjitha kartat e lëshuara nga Intesa Sanpaolo kanë komision ZERO për të gjitha blerjet në në territorin shqiptar. Të gjitha kartat e Intesa Sanpaolo Bank Albania janë contactless – pa kontakt.
KUFIZONI SA ME SHUME TE JETE E MUNDUR KONTAKTIN ME MONEDHA DHE KARTMONEDHA: paratë fizike konsiderohen një mjet mjaft i rrezikshëm i transmetimit të virozave dhe mikrobeve. Per kete beni KUJDES!

PERDORNI BANKOMATET (ATM) PER TERHEQJE TE PARAVE NE VEND TE ARKES: do të shmangni afërsinë fizike me punonjësit e bankës ose klientët e tjerë.
RESPEKTONI DISTANCEN E SIGURISE TE SHENUAR ME SHIRITAT E VERDHE: Nëse e keni të domosdoshëm shërbimin në Degë ju lutemi të respektoni distancën e afërsisë për të parandaluar shpërndarjen e virusit.
MBANI DISTANCEN E DUHUR NGA KLIENTET E TJERE
HARROJENI SHTRENGIMIN E DUARVE, PERQAFIMET DHE PUTHJET.

What do you think?

Written by Admini

Masa të Forta Deri në 3 Prill, Personat që Hyjnë në Shqipëri të Plotësojnë Skendën e Vetëdeklarimit dhe të Vetëkarantinohen…

Di Gjirokastritët:-” Pse mo, Nuk Dimë ne të Hamë Malën e Gjërit? -Nuk Duan Vetëm Mish e Lakruar po Duan dhe Kadaif…”