in ,

Sot Gjirokastra Festoi 80 Vjetorin e Lindjes te Banorit te Saj te Shquar Sotiraq Paskali!

Ne Gjirokaster eshte festuar sot 80 vjetori i Lindjes se Sotiraq Paskalit, qytetarit te dashur, te urte dhe te mençur, burrit te forte , Mjeshtrit te madh themelues i Cirkut te famshem te vellezerve Paskali dhe artisteve te tjere gjirokastrite, profesionistit te shquar ne veterinari, por edhe piktor e skulptor, kompozitor dhe shkrimtar, me disa libra ne sasi dhe cilesi, me plot kujtime per veten, familjen, shoqerine dhe Gjirokastren ne pergjithesi.

Sot ne 80 vjetorin e lindjes se tij e kane uruar banoret e Palortose dhe qytetit, femijet e tij burra e me femije, ashtu dhe autoritetet e Bashkise, prefektures dhe Qarkut.

Sotiraq Paskai eshte nderuar dhe vleresuar me pare per punen dhe krijimtarine e tij ne disa fusha, si ” Qytetar Nderi i Gjirokastrës ” me motivacionin” Udhëheqës i shquar i cirkut, kompozitor, piktor, skulptor dhe shkrimtar i njohur”, ndersa me pare eshte dekoruar me urdherin”Naim Frasheri”.

Sotiraq Paskali, embleme e qytetit, ta gezosh ditelindjen!

Edhe 100 vite te gezuara dhe te lumtura mbi 80 vitet qe ke kaluar, jete me historira te pangjashme me ato c`ka mund te kene realizuar njerez te ditur e te forte te Gjirokastres,histori qe nisin nga ai Sokak ku rreth tij ne shtepi te medha e te dukura kane lindur njerez te shquar qe e kane nderuar Gjirokastren, pjese e vecante e se ciles je dhe ti, me jete sa lirike dhe epike vecanerisht pas viteve 60-90.

Le ta nisim nga Permeti, qyteti i bute , i luleve dhe nje lumi me emrin Vjose qe ne dimer eshte i rrembyeshem e qe Ti ne korrik te vitit 1964 realizove nje nga aventurat , raftingun e pare me një trap primitiv se bashku me shokun tend Gjon Baldini nga Shkodra.

Kjo ngjarje e madhe sportive ishte e tille jo vetem per banoret e Permetit, Kelcyres etj qe e pershendetien, por beri jehone e ka mbetur ne memorje e gjithe shqiptareve kur eshte mesuar.
Ate dite nuk kish kamera , nuk guxuan fotografet te fotografonin se ti u hodhe nga Ura e Qytetit dhe nuk lejohej. E vetmja deshmi e asaj ngjarjeje te madhe eshte fotografia qe percollem ne faqen tone e qe cuditerisht na duket sikur eshte pjese e ndonje personazhi filmi te Hollivudit.

Per kureshtine e lexuesve atehere Sotiraq Paskali ishte djalosh 21 vjecar qe guxoi te pershkruante mbi ujrat e Vjoses nje aventure qe askush nuk e kish bere me pare, deri ne Uren e Mifolit se aty e ndaluan dhe dha ‘’llogari” per aktin heroik.

Jeta dhe puna krijuese e Sotiraq Paskalit eshte nje histori e tere qe ai edhe e ka shkruar ne disa libra por qe dhe eshte shkruar shume edhe nga te tjere per te.

Sokrat Papadhopulli, nje nga miqte e tij me te ngushte eshte shprehur: ” Eshte figura me poliedrike ne Gjirokaster(por edhe ne Permet) Per Raqin kam bere disa shkrime dhe ai per kete me eshte shume mirenjohes. Nuk numerohen rastet, sa here kemi pire kafe bashke ne Qafe te Pazarit”.

Sotiraq Paskali eshte mik me te gjithe e nuk kemi degjuar te kete patur” armiq”.Vazhdon jeten e tij te zakonshme , te pije kafe ne Qafe te Pazarit, edhe pak i lodhur e i munduar, por fjale mire e i dashur, i perzemert me te gjithe. I flasin e duan te bejne foto me te, te marrin dhe nje autograf mbi faqet e librave te tij.

Ashtu si te  gjithe miqte e tij edhe lexuesit e Gjirokastraonline, kudo qe ndodhen, ne Gjirokaster po dhe jashte Shqiperise, ne Greqi, Itali , Amerike e gjetke, i urojne nga zemra Jete te Gjate e te Lumtur!

 

 

 

 

 

What do you think?

Written by Admini

“ E Folura e Mondës është Thesar”-Raimonda Lilo Propozohet “ Qytetare Nderi” e Gjirokastrës për të Folmen Puro Gjirokastritçe!

Ja cili eshte truku per te pasur gjithmone rroba te bardha