Nga zanatet e perfaqesuara ne pazarin karakteristik te Gjirokastres jane dhe ato te punimit te gurit dhe te drurit me perfaqesues Muhedin Makri dhe Anastas Petridhi.
Per Muhedinin kemi folur dhe tani do te flasim per Anastasin, gdhendesin e njohur ne dru qe ka mbi 35 vjet qe nuk i eshte ndare pazarit me dyqan ne krye te rruges qe shkon ne kala.
Nga te gjithe njihet e vleresohet duararte per punet e mrekullueshme qe ben, gdhend pejsazhin e Gjirokastres ne dru, shtepite karakteristike, objekte te tjera qe u jep forme artistikisht e qe simbolizojne dukuri te tradites dhe historise te mjedisit gjirokastrit.
Punet e para ne gdhendje ne dru te Anastasit jane modele te ish ndermarrjes artistike te qytetit qe tani nuk ekziston me dhe me pas te tjera edhe nga eksperienca qe mori duke punuar disa vite ne Greqi.
Punet e Anastasit kane shetitur boten. Ato pelqehen nga turistet e huaj dhe te vendit vizitore te perditshem ne dyqanin e tij.
Ai merr edhe porosi dhe i realizon ato brenda dites qe turistet t`i marrin me vete bashke me bukurite e Gjirokastres dhe mbresat nga shetitjet ne qytet.
Ne dyqan ka me qindra artikuj te vegjel qe shprehin simbolika te ndryshme te gdhendura ne dru por dhe punime pirografike.
Puna e tij eshte krejt artizanale, pune dore qe shikohet me sy nga vizitoret. Bleresit jane te kenaqur nga punet e Anastasit te cilat i marrin kujtime dhe dhurata per te afermit e te njohurit ne vendet e tyre, nga qyteti historik i Uneskos.