Ka lajme qe na gezojne dhe te tjera qe na hidherojne. Per lajmet e mira shkruhet pak,per ato te keqijat shkruhet e zene vend me shume ne faqet e shtypit dhe ekranet, ashtu dhe ne faqet e internetit.
Edhe dita e sotme ishte me disa lajme te trishtuara, me dhimbje e deri tragjike, si rasti i humbjes se jetes te nje te moshuari qe u dogj nga flaket e zjarrit brenda shtepise se tij ne qytetin e Kelcyres.
Me pare nje ish-polici ne Elbasan i digjet mjeti, dhe tani qe po shkruajme mesojme se nje mjet ka marre flake ne ecje prane Ures se Kardhiqit ne Gjirokaster…
![](https://gjirokastraonline.com/wp-content/uploads/2018/09/dummy-ad-300x250-1.jpg)
Ne kete situate dhe atmosfere kaq te ngarkuar me lajme qe na hidherojne kalojne ndoshta dhe pa u vene re ato lajme te mira qe duhet te zene vend ne kronikat e dites mbasi na gezojne dhe sensibilizojne per te permiresuar jeten ashtu dhe pejsazhin dhe natyren e qytetit tone.
Me interes e shohim lajmin e percjelle ne faqen e tij ne Fb nga gjirokastriti Ibrahim Kuka qe me shpenzimet e veta, ne rrugen e nenkalase qe shkon per tek ura e Zerzebilit, i ndihmuar dhe nga shoket e tij, mbollen 20 pemë te llojit bli.
Nuk jane pak 20 rrenje bli qe neser do rriten e do zbukurojne rrugen, kuroren e gjelber te kalase.
Kujtojme se gjate -97 blloku me peme mbi e poshte rruges se nenkalase qe shikoni dhe ne foto nuk ishte si eshte sot, i gjelberuar, me pamje e freski.
Te gjitha pemet u prene. Mbi to ra sopata e keqberesve por me qetesimin e situates drejtuesit dhe punonjesit e bashkise mbollen dhjetra dru pyjore.
Nga koha qe u mbollen kane kaluar gati 20 vjet dhe ja si u rriten, si e zbukuruan kete vend me bukuri dhe gjelberim.
Keshtu do rriten edhe pemet qe u mbollen sot dhe ne rrugen e nenkalase do te kete dhe me shume gjelberim, hije dhe freski.
Urojme qe nisma te tilla te vazhdojne per gjelberimin e ambienteve rreth kalase e ne vende te tjera te qytetit.
![](https://gjirokastraonline.com/wp-content/uploads/2018/07/dummy-ad-728x90-1.jpg)