in

Percillet per ne banesen e fundit pedagogu i njohur gjirokastrit Vasil Ristani

Vasil Ristani qe u nda dje nga jeta, sot ne oren 11.00 u percoll per ne banesen e fundit ne varrezat e qytetit te Gjirokastres.

Per nder te tij ketu u bene homazhe dhe u vendosen kurora me lule, ndersa pershendetjen e lamtuumires e mbajti kolegia e tij, mesuesja Vojsava Xhai e shkolles se mesme pedagogjike “Pandeli Sotiri”.

Ne  ceremonine e lamtumires ndodheshin te afërm, miq, nxenes e te tjerë që e kanë njohur e dashur pedagogun e gjuhes franceze që u nda nga jeta parakohe për shkak të një sëmundje të rëndë në moshën 63 vjeçare.

Ju njohim tani me shkrimin e mesuesit Niko Thanas Gjoni percjelle ne faqen e tij ne Fb kushtuar shokut dhe mikut te tij te paharruar.

“…Me hidhërim sot përcollëm për në banesën e përjetshme shokun dhe mikun tonë MESUESIN VASO RISTANI.

Largimi i papritur të gjithë i befasojë.

Një humbje jashtëzakonisht e rëndë për familjen,miqtë e shoqërinë.

Një jetë të gjithë i përkushtuar në edukimin dhe arsimimin e nxënësve në gjuhën e huaj Frëngjisht për të cilën qe diplomuar në F.Gj.të Huaja në Tiranë ku u dallua si një student korrekt ,me ambicje për të arritur më të mirën.

Në shkollat e rrethit Gjirokastër,ku ka performuar si mësues,drejtues,inspektor gjithmonë kanë spikatur mendimet dhe idetë për konsolidimin e arsimit dhe në fazën e tranzicjonit.

Për angazhimin e tij në përhapjen e gjuhës Frënge është vlerësuar nga Presidenti Francez me titullin:”KALORËS I LEGJIONIT TË NDERIT”.

Unë e njoh qysh fëmijë, jetonim dhe luanim së bashku në sheshin e Mejdanit te lagjes Cfake me faamilje që reflektonin edukatë,me prindër të thjeshtë por me përkushtim për mirërritjen,edukimin dhe shkollimin e fëmijve.

Edhe fëmijët e çiftit RISTANI u dalluan në çdo aspekt:-si qytetar dalluar për korrektësi e mardhënie shoqërore për tu admiruar.
Si nxënës,në të gjitha hallkat e arsimimit mernin vlerësimin “SHKËLQYER”.Sot performojnë në ndërmarrje të fuqishme( vajza në Athinë e djali në Amerikë ) duke kontribuar si intelektualë me formim të plotë, si fëmijë plot dashuri e respekt për prindërit e të afërmit.

Gruaja,LILJANA,( aktore që merrte duartrokitje)model, shembull në çdo aspekt por ja që fatkeqësia nderpreu ëndrrat e vazhdimësisë.

Lutemi për shpirtin e tij, te prehet në paqe, ne parajsë, te jetë i pa harruar!

Lutemi që Zoti ti japë forcë familjes në këtë moment të vështirë të jetës së tyre!
I paharruar shoku dhe miku jonë VASO.

What do you think?

Written by admin

Kujtese/ Foto e rralle, e panjohur e arkivit tone, ciles ndermarrje te Gjirokastres i perket?!

Mesoni vlerat e dobishme te kesaj bime dhe thoni emrin e saj!