in

110 vjet më parë lindi Xhevat Avdalli figurë mitike e këngës gjirokastrite

Si sot, 110 vjet me pare lindi ne Gjirokaster Xhevat Avdalli, balli i kenges tradicionale polifonike te qytetit.

Emri dhe fama e tij nis nga vitet 30-te me djem te qytetit qe mbushnin me kenge sokaket dhe sheshet,klubet, festat e dasmat, kendonin ne festa e ngjarje perkujtimore, studjues te huaj i incizonin ne pllaka gramafoni, konkuronin ne festivale kombetare e nderkombetare.

Grupi i xha Xhevatit që Gjirokastra e ka pagëzuar me disa emra si “Grupi polifonik i pleqve te qytetit”, “Bandillët e Këngës Labe” etj, la pasuri te patundshme , dhjetra këngë lirike e epike tipike gjirokastrite, njohur ne Shqiperi e në bote.

Fjala dhe zëri i tyre jane krenaria, balli, syte dhe shpirti i kenges se shtruar tradicionale te qytetit!

Me rastin e 110 vjetorit te lindjes te Xhevat Avdallit, ne faqen e saj ne fb ish Ministrja e Kultures Mirela Kumbaro ka percjelle kete shkrim ne kujtim dhe nderim te Xhevat Avdallit:

100 vjet më parë lindi një figurë mitike e këngës gjirokastrite por edhe iso-polifonisë shqiptare e cila kete vit ben plot 15 vjet që është shpallur si një kryevepër e trashegimisë kulturore jomateriale boterore.

E kam fjalen për Xhevat Avdallin, për të cilin kisha dëgjuar së pari nga gjyshja ime, e cila s’na linte të bënim zë sa herë që këndonte Xhevdeti në radio apo televizor, a thua e donte për vete gjithë hapësirën zanore të fuqisë së këngës së tij.

Pertej gjyshes time, besoj të gjithë e kujtojmë jehonen e zërit të tij nga filmi “Liri a Vdekje”ku figura e Çerçiz Topullit shoqërohet në horizont nga kënga e Xhevat dhe grupit të tij.

Tradita e Xhevatit mbetet në brezat por edhe të dashuruarit pa kusht të polifonisë gjirokastrite si Roland Çenkua që vazhdon qëmton polifonistët e rinj nëpër shkolla dhe e mban gjallë të ardhmen e saj, apo si Arjan Shehu, që me pamjen e zërin e tij gati-gati duket si nje legjendë që këndon.
E përshëndes Arjanin dhe grupin polifonik gjirokastrit “Ergjëria”që sot ka zgjedhur t’i këndojë posaçërisht Xhevat Avdallit.
Pune e bukur Flamur Golemi!

What do you think?

Written by Admini

Kujtesë/ Në gjurmët e kujtimeve…

Kujtesë/ Një pjesë e Gjirokastrës në dy pamje, ja si ka ndryshuar!