Sot urojme per ditelindjen aktoren e njohur Rajmonda Bulku.
Aktorja Rajmonda Bulku femijerine e ka kaluar ne Gjirokaster, nxenese ne shkollen Koto Hoxhi.
Qe ne femijeri ajo eshte aktivizuar ne rrethet artistike te shtepise se pionierit. Per kete kujdeseshin shume prinderit e saj shembullore Skender dhe Ardita Bulku qe kane lene kujtime te mira ne qytetarine gjirokastrite.
Rajmonda vazhdoi universitetin e arteve dhe sot eshte njera nga aktoret e shquara te teatrit dhe kinematografise shqiptare, pjesemarrese ne dhjetra filma artistik, e vleresuar nga publiku ashtu dhe nga institucionet artistike, me cmime e tituj.
Ajo ka qene dhe deputete e Parlamentit Shqiptar.
Jeta dhe kontributi i saj per kinematografine shqiptare eshte model dhe frymezim per artistet e rinj.
E urojme per ditelindjen, te kete shendet e lumturi me familjen e saj. Festofte e gezuar dhe 100 vjetorin!