in

Sot urojme per 80 vjetorin e lindjes muzikologun gjirokastrit Naxhi Kasoruho ” Mjeshter i Madh”

22 dhjetori eshte nje dite e vecante per muzikologun gjirokastrit Naxhi Kasoruho.

Ai feston sot 80 vjetorin e lindjes dhe ne i urojme shendet e jete te gjate.

Naxhiu femijerine e kaloi ne nje shtepi afer me Sheshin e Mejdanit ne lagjen Cfake, pastaj ne Palorto dhe shkollat i kryejti ne Tirane, Liceun Artistik Jordan Misja dhe Konservatorin Shteteror te Tiranes.

Ka nje aktivitet te gjere artistik me fillime ne qytetin e tij te lindjes, ne Gjirokaster, si klarinetist, kompozitor e muzikolog,eshte autor i kater metodave per klarinete, ka qene udheheqes artistik i Gjirokastres i grupeve popullore qe perfaqesonin rrethin ne Festivalet Folklorike Kombetare, i festivaleve te kenges per femije, koncerteve etj.

Aktiviteti artistik perfshine disa dekada pune ne sherbim te muzikes dhe folklorit muzikor, krijimit dhe studimit, bashkeshoqeruar me disa  libra edhe per Gjirokastren dhe krahinat rreth saj ne fushen e historise dhe traditave etnomuzikore, per historine, kulturen e artin, levizjen artistike dhe folklorike, personalitete te muzikes dhe kultures shqiptare, pasqyruar  edhe ne librin  Konservatori Shteteror i Tiranes per historikun dhe kuadrot e para  te ketij konservatori, te cilet nxorren dhe pergatiten per disa dekada te tjere muzikante te rinj profesioniste per te gjithe sektoret e muzikes, artit dhe cultures ne vendin tone.

Per kete veprimtari te gjithanshme e ne disa fusha Naxhi Kasoruho eshte vleresuar e nderuar edhe me cmime e tituj.

Naxhi Kasoruho per te gjithe aktivitetin atistik, interpretues, studimor e botues ne shume dekada, eshte vleresuar edhe me titullin e larte “Mjeshter i Madh’.

I urojme 80 vjetorin, festoft dhe 100 vjetorin e lindjes, me shendet, gezime e krijimtari!

What do you think?

Written by admin

Me hidherim ndajme lajmin se ka ndërruar jetë ekonomisti gjirokastrit Bashkim Shkurta

Fryme dashurie per Krishtlindjet dhe Vitin e Ri