Fshatrat e krahines se Zagorise ne qarkun e Gjirokastres jane te bukura ne cdo stine te vitit. E bukur e madheshtore eshte krahina edhe ne stinen e dimrit. Ca dhe me madheshtore kur mbi te bie bora e pare qe per kete vit nuk ka qene mysafire e shpeshte edhe pse zone malore.
E megjithate duke pare kete foto qe ne internet e ka percjelle doktori i njohur stomatolog , bir i kesaj krahine Kristo Semi, profesionist si gjahtar por dhe i pasionuar pas natyres dhe fotografise, ajo edhe me “mbyllo sy” eshte e bukur, te ve ne mendime, te çon shume larg ne kohe e distance, te ben qe te udhetosh, te shetisesh e te kerkosh edhe majen me te larte per te pare te gjitha pikat e horizontit. Po kjo nuk eshte e lehte e nuk mud ta beje cdo njeri, edhe i stervitur te jete.
![](https://gjirokastraonline.com/wp-content/uploads/2018/09/dummy-ad-300x250-1.jpg)
Kete e realizojne vetem te papertuarit dhe te dashuruarit me natyren dhe jeten e Zagorise, edhe ata qe jane larg po qe shkojne shpesh e merren edhe me gjah, edhe tani ne stinen e ftohte e me debore por e bukur dhe terheqese per cdo amatore te gjahut.
Foto me pamje qe te rremben e te ngjall kujtime per fshatin, per krahinen, per vendilindjen!
Faleminderit Dr. Kristo per kete foto kaq te bukur qe flet per madheshtine e Krahines se Zagorise!
![](https://gjirokastraonline.com/wp-content/uploads/2018/07/dummy-ad-728x90-1.jpg)