in

Peshqitë dhe Ngjalat e Lumit Drino, Ç`Thotë Peshkatari Niko Koçollari për Llojet, Cilësitë dhe Shijen e tyre!

 

Tani peshkataret e qytetit dhe te fshatrave te Gjirokastres, qe Lumi Drino ka uje te bollshem, nuk i ndahen lumit. Peshku eshte i paster dhe gjuetia e mbare, pavaresisht nga moti qe ndryshon dhe veshtiresite e terrenit.

Peshkataret thone se nuk gjuhet cdo lloj peshku po me afer grepit jane peshqit qe lundrojne me siperfaqen e ujit bashke.

Lumi Drino i ka te gjithe llojet e peshqve, gerlan, krap, millona, vave, pestrove qe qendron ne thellesi dhe kruhet midis gureve, nuk bie kollaj ne grep, qefulli eshte me pakice.

Per millonane peshkataret thone se eshte i dyti pas pestroves per nga ushqimi dhe shija, do uje te mire e te kulluar, vjen nga Vjosa dhe ben rruge te gjate, kunder rrymes.

Gjuhet nga maji dhe qershori, ri ne uje te ceket por dhe ne thellesi.

Vava eshte peshke i bute , me lekure te lemuar e mish te bardhe qe piqet mire, si ne prushe, ne tulle e pllake guri.

Gerlani eshte koke madh, po me mish te bardhe , ushqehet me bubureca , karkaleca e bretkoca, eshte mishngrenes po ha dhe barera , algen do me shume .Edhe vava ushqehet me alga ,kruan guret e druret per te gjetur ushqimin.

Dy fjale dhe per ngjalat me jete sa lumi Drino. Jane mishngrenese, ushqehen me peshqe te vegjel , krimba ,bretkoca,glistra, do shume krimin e bardhe ,bubuzhele, krimb plehu.

Peshkatari Niko Koçollari thote se me e madhja qe ka zene, peshonte 3 kg, ndersa te tjerat dhe 2 kg.

“ Ne sy e kam dhe tani, luante para meje, sikur tallej dridhej si purteka . Ka ne gjithe gjatesine e Drinos po e madhe dhe e paster eshte ne Burimin e Viroit. Keq ndihet tani ne dimer kur ngrihet ujet mbi digen e vogel e zbrazet ne liqen “.

Me pare lumi ishte plot dhe ne stilin e atyre qe preferonin te gjuanin me duar e grep ishte e lehte, ndersa tani peshku ne Drino eshte ralluar.

What do you think?

Written by Admini

Bujtina e Shpëtim Beqos në Grykë të Selckës të Qarkut të Gjirokastrës

Sot Kosta Makariadhi, Pedagogu i Matematikës që u Bë Deputet Feston 80 Vjetorin e Lindjes