in

Ndahet nga jeta aktori i njohur gjirokastrit Niko Dhoska

Eshte ndare nga jeta aktori i njohur gjirokastrit Niko Dhoska.

Me ndarjen e tij nga jeta familja humbi njeriun e saj te dashur e te shtrenjte, te afermit, miqte e koleget intelektualin, qytetarin dhe artistin qe do te kujtohet gjithmone per vlerat artistike, dashamiresine dhe marredheniet e mira shoqerore ne komunitetin gjirokastrit e me gjere.

Niko Dhoska eshte nje nga emrat e pare themelues te Teatrit Zihni Sako,trupa e te cilit ne ate kohe perbehej vetem nga 6 aktore. Me potencen skenike dhe aftesive individuale.

Ai arriti te ishte nje nga figurat me te pelqyera te publikut gjate interpretimeve pergjate nje dekade,kohe gjate te ciles u perkushtua ne kete profesion.Nder rolet e realizuara prej tij permenden disa si :

Djem te mbare – Marku, Dhendri-Plaku ALI, Shqiptaret kane gjunje por nuk dorezohen-Recitues ,Drita-Portjeri
Shoket- Agroni, Dasma e madhe e dritave-Elekricisti, Njerez mbi shkemb-Arbeni
Udha e Zavalinajve- Petriti, Lagjia e varfer – Sazani, Rrenjet -Roberti

Nje dimer I shkurter – Babai Ishte kohe lufte- Nevzati,htrengate ne mal – Franci, Nje vit ne kantier -Fatmiri
Shtepia ne bulevard -Autori Ushtari Hiks- Hiksi, Ndeshja-Xhandari, Nje krisme ne erresire-Siriu, Historia e nje nate -Profesori

I paharruar emri dhe kujtimi i Niko Dhoskes! Ngushellime familjes! U prehte ne paqe !

What do you think?

Written by admin

Perseri nje lajm i hidhur: Eshte ndare nga jeta baritoni i njohur gjirokastrit Xhelal Angoni.

Prof. Dr. Agron F. Fico, H.C/ Gjirokastra në librin e Prof. Mimoza Kores