in ,

Kujtojmë Sandër Prosin, Aktorin e Madh të Teatrit dhe Kinematografisë Shqiptare, Nderuar me Titullin e Lartë “Artist i Popullit”

Kujtojmë Sandër Prosin, Aktorin e Madh te Teatrit dhe Kinematografisë Shqiptare, Nderuar me Titullin e Larte “Artist i Popullit”.

Aktori i Madh i Teatrit dhe Kinematografise Shqiptare Sander Prosi  lind në Shkodër më 6 janar 1920 dhe u nda nga jeta me 25 mars 1985 ndersa ishte ne xhirimet e filmit”Pranvere e hidhur”.

Bashke me familjen, 14 vjec vjen ne Tirane ku dhe vazhdon Gjimnazin dhe ne vitin 1947 fiton konkursin prane Teatrit Popullor dhe fillon veprimtarine si aktor ne kete institucion.

Për herë të parë interpretoi në vitin 1948 në komedinë “Prefekti” të Besim Levonjës në rolin e Shaqir Agës. Luajti përkrah Mihal Popit, Loro Kovaçit, Marie Logorecit. Më pas vazhdoi me role të tjera nga dramaturgjia kombëtare dhe botërore.

Aktori i Madh Sander Prosi krijoi mbi 85 role në 75 vepra të autorëve tanë si A.Z. Çajupi, K. Jakova, B. Levonja, L. Papa, I. Kadare, T. Laço, R. Pulaha, D. Agolli, Dh. Xhuvani dhe të autorëve të huaj si Shekspiri, Shileri, Çehovi, Karaxhale, Gorki, Brehti etj dhe interpretoi ne rreth 30 filma.

Tiparet karakterizuese të artit të S. Prosit kanë tërhequr vëmendjen e kritikëve dhe të shikuesve. Krijimet e Sandër Prosit zbulojnë jo vetëm vlerat e artit të aktorit në ekran, por edhe mjeshtërinë e tij të lartë skenike,janë të pasura me vlera të mëdha kombetare.

Sander Prosi eshte nderuar me titullin e lartë “Artist i Popullit”, me Çmime të Republikës dhe urdhra e medalje të tjera. Në 25-vjetorin e vdekjes së aktorit Sandër Prosi, Presidenti i Republikës e nderon me Urdhrin “Nderi i Kombit”. Në 24 shkurt 2017, aktori Sandër Prosi u nderua me urdhërin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” pas vdekjes.

Në teatër ka interpretuar tek “Cuca e maleve”, “Orët e Kremlinit”, “Hamleti”, “Fytyra e dytë”, “Doktori pacient”, “Otello”, “Makbethi”, “Epoka para gjyqit”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Familja e peshkatarit”, “Çatia e të gjithëve”, “Revizori”, “14 vjeç dhëndër”, “Gratë gazmore të Uindsorit”, “Rrënjët e thella”, “Xhaja Vanja” etj. Pas vitit 1961, rolet e tjera i takojnë kinematografisë në filmat “Debatik”, “Detyrë e posaçme” (1963), “Vitet e para” (1965), “Horizonte të hapura” (1968), “Plagë të vjetra” (1968), “Guximtarët” (1970), “Gjurma” (1970), “I teti në Bronz” (1970), “Mëngjese lufte” (1971), “Yjet e netëve të gjata” (1972), “Shtigje lufte” (1973), “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1975), “Në fillim të verës” (1976), “Përballimi” (1976), “Fijet që priten” (1977), “Njeriu me top” (1977), “Gjeneral Gramafoni” (1978), “Udha e shkronjave” (1979), “Yje mbi Drin” (1979), “Vajzat me kordele të kuqe” (1980), “Plumba perandorit” (1980), “Plaku dhe hasmi” (1981), “Qortimet e vjeshtës” (1981), “Nëntori i dytë” (1982), “Dora e ngrohtë” (1983), “Kush vdes në këmbë” (1984) dhe “Pranverë e hidhur”, filmi i regjisorit Muharrem Fejzo që ai la në mes.

Jeta dhe veprimtaria ne teater dhe ne kinematografi e Sander Prosit do te kujtohet nga brezi ne brez se gjithshka ai ia kushtoi popullit dhe vendit te tij te dashur, Shqiperise.

What do you think?

Written by Admini

Djali i një zjarrfikësi vullnetar në Australi, është nderuar në emër të babait të tij i cili vdiq gjatë zjarreve të mëdha që pushtuan Australinë.

Kujtesë/ Ja si e Priti Fan Nolin Populli i Gjirokastrës më 26 Gusht të Vitit 1923!