Amvisa, nxitoni të bëni Gliko me fik, se nuk keni kohë!

Amvisa Zamira Muço Dono kete radhe na ka derguar nje recete te re, gliko me fik.

Tani eshte koha per te bere gliko me fik, na shkruan ajo. Fiqte jane bere kokrra dhe shume mire mund te behen gliko.

Periudha me e mire per te mbledhur fikuneshte 1 deri ne 20 maj, para se fiku te zeje fare, ndaj nxitoni se dhe kohe ne dispozicion njuk keni shume.

Po

Ja menyra e pergatitjes:

Per 200 kokra fiq duhen 3kg sheqer dhe 5 ose 6 gota uje.
Pasi u presim bishtin dhe me maje te thikes u feqim majen fiku qerohet,por mund ti leme dhe pa qeruar,shpohen me nje pirun disa here.

Shpelahen disa here dhe i leme 1 dite ne uje duke ua nderuar ujin here pas here.

Vendosen ne uje me gelqere per 1 ore ,shpelahen disa here dhe zihen me nje vale qe tu derdhet uji i gerqeles.

I zien dhe nje ose dy here duke i provuar ,duhet te jene pa hidherim ….per tu hedhur me pas ne sherbet.

Para se t`i hedhim ne sherbet duhet t`i shtypim lehte me dore per t`i hequr ate pak uje qe kane.

Sherbetin e kemi bere gati me masat e mesiperme.

Zihen 3 here me sherbet por ne zjarr te ngadalte.

Eshte mire qe pas zierjes te pare lihen nje nate…behet e dyta…dhe pas nje nate behet zierja e trete.

Ne valen e fundit hudhet si arome karafil ,pak kanelle(dru )e vanilje.

Gliko me fik e pelqejne shume edhe turistet turistet gjermane ,amerikane.

Pergatiteni dhe nese keni ndonje koment bejeni qe te mesojne dhe te tjeret nga eksperienca tuaj!

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com