in

“Trahana Lunxheria” me produkte mbi bazen e tradites familjare dhe krahines se Lunxherise

“Trahana Lunxhëria” me rreth 25 vjet aktivitet prodhues dhe shpërndarje të produkteve te saj gati ne 80% të tregut shqiptar, eshte kontribut i ngritur mbi bazen e tradites te familjes Noti nga fshati Mingul i krahines se Lunxherise te qarkut te Gjirokastres.

Ne kete fshat te kesaj krahine” me plot bukuri e lezete”, me tradita te pasura edhe ne pergatitjen e zahireve te dimrit, nga prinderit Perikli dhe Frosina Noti lindi, u edukua dhe u formua me personalitet te spikatur si lunxhot me karakter te mire, i lidhur fort me punen dhe traditat e fshatit e krahines, edhe djali i tyre Kiço Noti, administrator i suksesshem dhe me rol ne prodhimin e produkteve ushqimore mbi bazen e tradites familjare me cilesi e standarte te larta te trahanase, rosnicave etj, prodhime te pelqyera ne tregun shqiptar dhe te huaj.

Keto produkte tipike të traditës familjare dhe atyre te Lunxhit jane dhe tregues të punës krijuese dhe racionale te te paharruares Madalena Zerva Noti, vajze dhe nuse nga fshati Selcke, lindur me 29.8.1953 dhe ndare nga jeta me 29 .9.2006, lunxhote fisnike, qe kujtohet me mall nga te gjithe e ne vecanti nga bashkeshorti, nga djali me nusen e tij dhe dy djemte e djalit, nga vajza dhe nga bashkeshori i vajzes.

Madalena, me mencuri e duar te arta, dashuri dhe pasion punoi per vite me radhe dhe la pas nje trashegimi te pasur ne pergatitjen ne llojshmeri dhe cilesi te produkteve tradicionale te krahines qe zoti Kiço, si administrator, i ka permiresuar me tej.

Me korrektesi dhe perparesi Ai ndjek zbatimin me cilesi e sipas standarteve te vendosura te cdo procesi deri ne shperndarjen e kontrolluar te produkteve, se ne ndergjegje dhe praktikë objektiv të parë ka cilësinë e ushqimit të shëndetshëm për te rriturit dhe femijet, duke respektuar traditen familjare dhe biznesin e ngritur me mund dhe sakrifica.

What do you think?

Written by admin

Artan Lame: Bëhuni bashkë për të finalizuar legalizimin e apartamentit që keni blerë para shumë vitesh!

Leter falenderuese e Presidentit te SHBA, Donald Trump per Kryeministrin Edi Rama