in

Si u Ngrit 38 Vjet më Parë Ekipi i Hendbollit nga Kostandin Gjinerali dhe që Sot i Mungon Gjirokastrës

Hendbolli, lojë kolektive mes dy skuadrave, karakteristikë shënimi i golit me dorë, i mungon Gjirokastrës, po dikur, 38 vjet me parë kishte ekip me themelues mesuesin e edukimit fizik Kostandin Andrea Gjinerali. 

Historine e krijimit te ekipit, me 1988 me 12 hendbolliste të cilët ishin: Jani Zhonga, Fotaq Banushi, Fatmir Erindi, Leonard Petro, Agron Begolli, Spiro Rafti, Gazmend Topulli, Fredi Gjoni (Liku), Arqile Gato, Petrit Haska, Arjan Lino, dhe Odhise Zhonga, e tregon Kostandini që, si shume te tjere per aresye ekonomike u largua nga Gjirokastra me familje  ne Greqi dhe prej 18 vjetesh banon ne shtetin e Massachusetts.

Kostandini mbaroi gjimnazin A Zeneli me 1972-1773 dhe me pas studimet ne Institutin e Fizkultures specializim lojrat me dore. 6 vjet mesues ne rrethin e Skraparit dhe me 1983 ne shkollen Industriale dhe shkollen Petagogjike në Gjirokastër.

Lidhur me lojen e Hendbollit ne Shqiperi dhe ngritjen e skuadres se pare ne Gjirokaster ai shkruan:

”Kam qene per here te pare ne Gjirokaster me ekipin e Hendbollit ne vitin 1988-1989.

Në Shqipëri Hendbolli hyri per here te pare si loje me 1988 nga Shqiptaro-Rumuni Kostandin Ktona (KOSTELLA). Me kete emer e therrisnin se ishte intelektual i zoti ku drejtoi per shume vite ne Tirane ekipet e bbollit Studenti dhe Kamza. Me qe njiheshim prej kohe me propozoi qe te ngrinim ekipin e Hendbollit (hand -dore) dhe ball -top dmth top me dore.

Ne vjeshten e vitit 1988 bashke me nje grup sportistesh te lojrave me dore dhe nga sportet e tjera ngritem ekipin e ri te hendbollit ne kushte shume te veshtira per kohen, me pak baze materiale, vetem disa topa dhe dy porta.

Stervitje benim ne aneksin e stadjumit ne shi e diell.

Interesimi i publikut Gjirokastrit qe shume i madh dhe e perqafoi kete loje te bukur.

Po ate vjeshte u organizua kampionati i pare per hendbollin ne pallatin e sportit ne Gjirokaster. Meqense pa shume pervoje ekipi yne u paraqit me mjaft dinjitet.

Moren pjese ekipet me pervoje si Studenti, Vllaznia. Apollonia dhe Luftetari. Pallati i sportit mbushur plot e perplot. Pati lojtare qe dhane maksimumin dhe treguan nje shpirt te larte gare.

U dalluan sidomos Jani Zhonga (organizatori i ekipit) nga me te miret ne fushe. Po ky lojtar u grumbullua nga traineri i kombetares K Ktona nga ku zhvilloi dhe dy takime nderkombetare nje me Turqine ne Tirane dhe nje me Rumanine ne Bukuresht.

Portjeret e ekipit Leonard Petro dhe Agron Begolli, qendrat e ekipit Fotaq Banushi, Liku( ky ishte emri qe e therisnim ne ekip) , anesoret Fatmir Erindi, Spiro Rafti, Gazmend Topulli, anesore Arqile Garo, Odhise Zhonga, Ladi Zylali etj etj.

Po keshtu nje lojtar i talentuar ishte dhe Petrit Haska.

Ne kohen qe ekipi u formua dhe u stabilizua me djemë pasionante krejt pa pritur me transferojne mesues ne Piicar me arsyetimin se “nuk mora pjese ne nje mbledhje te keshillit pedagogjik “ndersa isha i preokupuar  me ekipin ne stervitje.

Fakt eshte se u krijua nje ekip shume kompakt dhe me perspektive per te ardhmen, por per fat te keq nuk mund ta ndiqja. Me vone ekipi u mor nga kolegu im Panajot Bleco dhe me pas nga Mihallaq Telo. Vazhdoi deri ne vitin 1991 nga ku me hapjen e kufijve shumica e sportisteve u larguan nga Gjirokastra. Me pak fjale nje sport i bukur qe nuk pati vazhdimesi”.

Kostandini ndihet krenar per ekipin e Hendbollit qe ngriti dhe qe u vleresua dhe u mireprit nga sportdashesit Gjirokastrite.

Deshira e tij eshte qe Hendbolli te mbeshtetet dhe te krijohet nje ekip qe te perfaqesoje qytetin ne kete loje.

What do you think?

Written by Admini

Dritë e Argjëndë Qafa e Pazarit të Gjirokastrës…

Muhedin Makri, Gurëgdhendësi i Famshëm, Lezeti i Pazarit të Gjirokastrës, Mik i Faqes Tonë, Sot ka Ditëlindjen. Edhe 100 Usta Duar Artë!