in

Gati Festimet për Ngjarjen e Madhe të Futbollit Gjirokastrit – “Kualifikimi në Ligën e Europës”!

Në pallatin e Sportit te qytetit te Gjirokastrës, ora 18.00 nisin festimet për ngjarjen me te madhe ne Historinë e Futbollit gjirokstrit, kualifikimi në Ligën e Eurpoës.

Entuziazmi është i jashtëzakonshëm. Të gjithë gëzojnë, lojtarë e tifozë bashkë.

Nga kampionatet e zhvilluara më parë, ngjarje e shënuar kujtohet pjesemarrja në Kampionatin Ballkanik, po ne Uefa, pas sezonit futbollistik `77-78 kur ekipi drejtohej nga trajneri Hito Hitaj.

Nga ky vit e në vazhdim “rezultatet“ e Luftetarit mbeten brenda “fushës së blertë të vendit” dhe, vetëm dje, pas 40 vjetësh, nën drejtimin e trajnerit Hasan Lika ekipi fitoi te drejten e pjesemarrjes ne kompeticionin e UEFA-s, Ligën e Europës.

Për Gligor Tavon, Presidentin e Klubit Sportive Luftëtari kjo arritje është kurorëzim i mbështetjes, besimit dhe optimizmit të tij në vite, trajnerit Hasan Lika dhe lojtarëve për realizimin e ëndrrës të tifozërisë gjirokastrite për ta parë ekipin e tyre të zemrës edhe në Ligën e Europës.

Kjo eshte ngjarja më e madhe e shënuar nga Luftëtari nga viti i largët i themelimit e deri sot, në vitin 2018. 215 mijë euro plus të ardhurat nga e drejta televizive për pjesëmarrje ne turin e parë të Ligës së Evropës eshte bilanci i pritshëm ndërsa sot , sikundër është njoftuar në shtyp, pritet që cdo lojtar të shpërblehet me “një dorë të mirë, të majme” sic thuhet në Gjirokastër.

22 vjecari Kristal Abazaj që gjatë kampionatit i dha Luftëtarit 13 gola dhe që ne të ardhmen do të luajë me Anderlehtin e Belgjikës shprehet se nga Gjirokastra dhe tifozët e saj largohet me opinionin me te mire duke marre me vete mbështetje, vlerësime dhe dashuri.

Gëzuar Luftëtar për fitoren dhe Faqebardhë në 12 Korrik që do të jetë ndeshja debutuese ne kompeticionin e UEFA-s, Ligën e Europës!

What do you think?

Written by admin

Nazmi Vehbiu – Burri i Mirë i Lagjes Pllakë që i Bënte “Lekët Gazeta”!

Gazetat e Gjimnazeve, Cilësuar si Zëri i Shkollës dhe Qytetarëve – A Vazhdojnë Sot?