Sarmat e para te kesaj pranvere pergatitur nga Drita Maliko
Perberesit
Gjethe rrushi, oriz, qepe te njoma, ereza ( koper, majdanoz, dhjozmo, maraj ), vaj ulliri, kripe, piper te zi dhe kumbulla te papjekura.
Pergatitja
Lahen dhe zien gjethet e rrushit, e pasi kullohen dhe ftohen , hapen ne nje tepsi te madhe. Pergatitet mbushja duke hedhur ne nje tigan vajin e ullirit, qepet e njoma, orizin, erezat, kripa e piperi dhe kaurdisen per disa minuta. Me pas hiqet dhe duke hedhur nga pak oriz ne gjethe mblidhen sarmat.
Me pas marrim nje tenxhere te madhe dhe ne fund te saj shtrojme fleta rrushi , me pas vendosim nje rradhe me sarma dhe hedhim kumbulla e keshtu vazhdojme derisa te vendosen te gjitha. (Kumbullat hidhen per ti dhene pak shije te athet).
Hedhim serish vaj ulliri dhe uje te zier . Mbi sarma ne tenxhere vendosim nje pjate dhe dicka te rende mbi pjate ( psh nje gur) qe sarmat te mos hapen gjate zierjes. Pasi ben gati vendosen ne nje pjatence ose pjate te ceket.
Masat mund ti beni sipas deshires.