in

Kujtojme Regjizorin e Njohur Gjirokastrit Note Buzo

Note Buzo lindi ne lagjen Pazar i Vjeter te qytetit te Gjirokastres dhe ka mbyllur sy ne moshe 85 vjecare ne Athine, ku banonte pas vitit 1990.

Regjizori i njohur e nisi karrieren si aktor dhe regjizor ne qytetin e Gjirokastres, fillimisht kur ishte nxenes ne shkollen e mesme Asim Zeneli.

Kontributi i tij ne levizjen amtore folklorike dhe artistike te Qytetit dhe Krahinave te saj eshte i vecante dhe i vleresuar nga banoret.

Ne kete shkolle vitet 51-55 merr pjese ne te gjitha aktivitetet kulturore dhe me rol ne dramen  “Nga te voglat ne te medhate “si dhe ne drama te tjera qe jane vene dhe me pas ne qytetin e Gjirokastres.

Ai aktivizohet dhe ne grupin e Estrades Profesioniste te qytetit per nje periudhe si aktor humori dhe nga viti 1963 per 14 vjet me radhe punoi ne qytetin e Tepelenes, regjizor i institucionit te kultures.

Se bashku me drejtorin Stefan Arseni ai dha nje kontribut te madh ne levizjen folklorike dhe artistike te ketij qyteti dhe fshatrave.

Per kontributin qe ka dhene tepelenasit e kane dashur dhe vleresuar.

Si regjizor ka vene ne skene me dhjetra premiera qe jane vleresuar edhe me cmime ne takimet kombetare.

Note Buzo ishte regjizor edhe i disa festivaleve te kenges per femije qe organizoheshin ne Shkoder.

Ai ka bashkepunuar me regjizor te njohur per venien e pjeseve te ndryshme humoristike, komedi e drama, edhe ne Gjirokaster por dhe qytete te tjera.

Ishte njeri i mire dhe nje regjizor i talentuar qe punoi me mish e me shpirt per levizjen kulturore artistike dhe folklorike.

What do you think?

Written by Admini

“Boti me shokë”, Po Mësuesit e Tjerë Cilët janë?!

Demua, Vëllai i Madh i Hasan Tushes, Shofer në Parkun e Gjirokastrës me Mjetin MT Targë 57-92 që Dinte dhe Një Zanat Tjetër!