in

Kujtesë/ Shoferi profesionist Turabi Bixhaku i lidhur fort me punën dhe shoqërinë

Shoferet e qytetit te Gjirokastres qe kane punuar me linjat e urbaneve kane qene profesionist ne zanat, tipa te qete e te shtruar, korrekt ne marredhenie me pasagjeret.

Kete natyre kishte dhe shoferi Turabi Bixhaku i provuar me pare me  mjete te renda, ne rruge e kryqezime te veshtira.

Turabiu ne kujtimet e shofereve ka mbetur mbreselenes dhe i dashur, i lidhur fort me punen dhe fjalen.

Nuk thoshte kurre nuk e bej kete rruge apo u lodha. Kur ndonje nga shoferet e vjeter ndihej i lodhur dhe jo mire me shendet, Turabiu i hidhte krahun dhe i thoshte:” Rri sot se do bej une nje rruge me shume ne minieren e Memaliajt apo ne ate te Fushebardhes”.

Tregojne se Turabiu nuk nisej ne udhetim pa kontrolluar mjetin, pa u konsultuar me mekaniket. Vetem kur bindej i jepte gaz mjetit.

Si cdo shofer i asaj kohe, qe ndihmonin njeri tjetrin ne udhetim, kete cilesi e kishte dhe Turabiu. Nuk kursente nje pjese rezerve nese kjo i sherbente tjetrit, edhe te mos e njihte.

Per keto cilesi te mira ne pune ai mori dhe autobus. Kush merrte autobus ne ato vite duhet te kishte 10 vjet pune me patente nafte, i provuar me mjete te renda, plotesimin e detyrave dhe korrekt me pasagjeret.

Si shofer autobusi ne linjat jashte dhe brenda qytetit pasgjeret ishin te sigurte dhe te qete.

Kane kaluar vite qe ai eshte ndare nga jeta po eshte gjithmone i kujtuar si familjar i mire., njeri shoqeror dhe profesionist nga me te miret ne zanatin qe ushtroi.

What do you think?

Written by Admini

Libër për fisin Lazaj të fshatit Golëm të Gjirokastrës, por jo vetem… Nga Agron MEMA

Hapen kopshtet dhe çerdhet, ja çfarë duhet te dinë edukatoret dhe prindërit!