Kujtese/ Gazetare te Paharruar, Timoleo Mertiri dher Foti Dode

Si sot, 26 mars, 5 vjet me pare, u nda nga jeta gazetari i njohur i shtypit shqiptar Timoleo Mërtiri.

Siç ka shkruar gazetari Agron Mema, e filloi gazetarinë në rreshtat e luftës partizane dhe do mbetej proverbial jo vetëm për batutat e shumta që shoqëronte bisedën, por edhe për artikullin e famshëm”Ku Dunavati, ku Qafa e Pazarit” artikull që do të mërziste vet kreun e shtetit Enver Hoxhën dhe Timos do t`i kushtonte shtrenjtë.
Pas kesaj ai do te kalonte veshtiresi te medha. Nuk e kish te lehte te kthehej perseri edhe ne gazetari megjithate nuk e hoqi dhe nje dite penen nga dora.
Timoleo Mertiri punoi gazetar ne Lushnje dhe qytetin e Sarandes. Ishte mik i mire per te gjithe banoret e ketyre qyteteve, koleg i dashur, i respektuar dhe “mesimdhenes” per gazetaret.
Timua vinte shpesh edhe ne Gjirokaster, kishte miqesi me gazetaret e qytetit qe sa vinte e ftonin per kafe apo dhe per ndonje dreke, Kristo Ndricon, Foti Doden etj.

Nje nga miqte e tij ishte dhe korrespondenti i Agjencise Telegrafike Shqiptare Foti Dode, me moshe dhe profesion te perbashket.
Ardhja e Timos ne Gjirokaster vleresohej ngjarje ne shoqerine e atehershme te gazetareve. Vecanerisht shoqeri i bente Foti qe e shoqeronte deri tek Mulliri, sic thuhet ne Gjirokaster per stacionin e dikurshem te linjave.
Kishin miqesi te forte, te ngjashem ne natyren e tyre, te dashur e te komunikueshem me njerezit.

Ashtu si Timon qe nderojme e respektojme sot ne 5 vjetorin e ndarjes se tij nga jeta , kujtojme dhe mikun e tij dhe ish kolegun tone te paharruar Foti Dode, gazetarin e lajmit te pare qe punoi mbi 3 dekada ne Gjirokaster dhe qytetet e jugut Tepelene, Permet e Sarande.
Gazetari Foti Dode pas viteve 90 shkoi pas femijeve ne Angli ku edhe u nda nga jeta afro 1 vit me pare.

 

*Ndalohet kopjimi apo riprodhimi i artikujve pa cituar burimin /GjirokastraOnline.com