in

Opa kartmonedhat Orkestrës – Po pse Shtatori është quajtur Muaji i Dasmave?

Pse Shtatori është quajtur Muaji i Dasmave?

Një pyetje që kërkon përgjigjen tuaj:

“Uromë baba uromë
Sonte që zë brumëtë
Me mjaltë e me qumështë…”

Nuset dhe Dhendurët në Këngë, në këtë Shtator të Muajit të Dasmave. Ju kujtojme disa, të tjera nëse i mbani mend përcillini në komentet tuaja:

Ky trapezë veseli
Me pemë lloj-lloj
Bakllava e revani…
Bakllavaja petë-petë
E ka bërë krushka vetë

Nuse kush ta vu sevdanë
Kunata që të kish parë
Shumë e mirë i kishe ngjarë
Dhe të donte për vëllanë

Erdhëm të shkelëm shtëpinë
O moj gjeraqinë
Të varrim florinë
O moj gjeraqinë
Të lëmë porosinë
O moj gjeraqinë

Krushqi mbeci me shëndet
Ju lëmë nusen amanet
Të mos i kini më kujdes
Sa të vijmë ta marrim vet
E ta gëzojmë për jetë

Zihet e trazonet
Bukëvale bëhet
Djali ynë martohet
Babai gëzohet
Nëna fluturonet

Uromë baba uromë
Sonte që zë brumëtë
Me ,mjaltë e me qumështë

Moj Maro buza kutia
Do më vijë silloia
Jeshim si motra të dyja
Si do duroj unë pa tya

Tringëlli mbi shtëpi
Kokërr vogla lajthi

Fryjti era dhe të ngriti
Moj bajame
Tek trimi sec të vërtiti
Moj bajame

Moj unaza gur jeshile
Udhës së malit kur vije
Moj unaza gur jeshile
Dëgjoje zilet e dhive

Moj kumbulla zerdeli
Moj ku ke qënë ti
Ishe mbyllur në kuvli
Moj tani që dole ti
Shastisen bota me ti
Në shtat e në bukuri
Dhe në sjelljet që ke ti
Në punë e në nikoqiri

Gatho zinxhiri kordele
Do vesh nuse përkëdhele
Për në portë e në pënxhere
Për të gjezdisur baceve

What do you think?

Written by admin

Kompania Serbe shemb kalanë e Artanës, UNESCO ua dha për restaurim (VIDEO)

Në Gjurmët e Traditës Mjekësore në Gjirokastër