in

Luftëtari Rrëmben 3 Pikë të Arta ndaj Kamzës dhe Ngjitet në Vendin e Katërt në Renditje!

Përfundon 1 me 0 në stadiumin e Gjirokastrës ndeshja mes Luftëtarit dhe Kamzës, shumë e rëndësishme për objektivin e të dyja skuadrave.

 

Luftëtari tani e sheh veten në vend të 4-t, pasi ka parakaluar disa rivalë. Trajneri Lika nuk kishte sot sulmuesin Vasil Shkurtaj. Ndeshja u vendos nga një gol i Rapos në minutën e 69-të, por me ndihmën e portierit Gjonikaj, të cilit i shpëtoi topi nga duart. Luftëtari shton shanset për Europën.

 

Trajneri Ndreu ndërkohë nuk kishte gati edhe ai sulmuesin Raçiç. Për sot ai ka zgjedhur formacionin e zakonshëm, me dyshen Fili-Plaku në sulm. Lelis luan me Arrabalin në qendër të mesfushës.

 

 

83′ – Bregu humbet rastin ideal për 2-0. Vlonjati merr një top nga Ramadani dhe futet në zonë, shmang një mbrojtës dhe gjuan jashtë. I lirë ishte Abazaj aty pranë.

 

 

69′ – GOOOOL. Rapo shënon, pas një gabimi fatal të Gjonikajt. Mesfushori gjuan në hyrje të zonës dhe portierit i shpëton topi nga duart dhe shkon në rrjetë. 1-0.

 

 

What do you think?

Written by admin

KOMPEKAJ – Ëmbëlsira e Traditës nga Pastiçierja Profesioniste Marianthi Naçi Karaulli!

REVANI (pandispanje) – Ëmbëlsira e Traditës nga Pastiçierja Profesioniste Marianthi Naçi Karaulli!