in

Fitore në Vlorë, Flamurtari – Luftëtari 0 me 1! Urime Luftëtarit, Tani drejt Europës!

Luftëtari ndeshet me Flamurtarin në Vlorë, për të mbyllur javën e 22 të Superiores. Ndeshja e sotme është e rëndësishme për të dyja skuadrat, pasi luftojnë për një vend në Europë.

 

Në formacionin e hedhur nga ana e Duros, trajneri i Flamurtarit ka zëvendësuar Bushiç dhe Mustën, duke treguar një fytyrë të re të vlonjatëve nga minuta e parë. Nga ana tjetër Lika provon të hedhë Ramadanin nga minuta e parë, por kjo vetëm nëse mesfushori do ia dalë për të qenë gati në këtë takim.

 

Pjesa e parë ka përfunduar pa gola, ndërsa nuk kanë munguar rastet e vlonjatëve për të ndryshuar rezultatin në këtë pjesë të parë. Pollozani ka qenë i vetëm përballë portierit kundërshtar dhe ka pasur mundësi për të pasur topin drejt disa futbollistëve vendas, por konkluzioni i mesfushorit ishte për t’u harruar.

 

Në pjesën e dytë historinë e takimit e ka vulosur Shkurtaj, i cili ka mposhtur portierin Nurkoviç pas një pasimi perfekt të dhënë nga Bregu. Luftëtari tashmë ka 10 ndeshje pa humbje, ndërsa me fitoren e sotme i afrohet edhe më tepër zonës europiane.

 

54′ Shkurtaj ka gjetur golin e avantazhit, pas pasimit fantastik të ardhur nga Bregu. Gjuatja e sulmuesit të Luftëtarit ka përfunduar në rrjetë, pasi gjendej në brendësi të zonës kundërshtare. Flamurtari-Luftëtari 0-1.

 

 

What do you think?

Written by admin

Luan Hoxha – Mësonjësi i disa Brezave, Autori i Librit “Fizika Jashtë Klase”! Drejtor i Gjimnazit të Gjirokastrës 85-91!

Promovimi, profesori i njohur i së Drejtës Ndërkombëtare Ksenofon Krisafi boton dy libra të rinj për Kosovën