Kane kaluar shume vite dhe shume gjera kane ndryshuar ne hapesiren fizike te zones historike te pazarit te Gjirokastres qe kane levizur me vend e pa vend, po kjo eshte teme tjeter dhe kete radhe nuk do ta ngacmojme.
Ndryshime ne kohe ka pesuar vendi ku dikur ishte shtepia e madhe e pallatit te Kultures me nje shesh pushimi me veshtrim nga fusha e Valarese dhe malet e Lunxherise.
Me pare e pa shfrytezuar rreth viteve 70 –te u pershtat per bar-lulishte me siperfaqe goxha te madhe, me piste vallzimi po qe kercehej ralle dhe me shume tavolina, edhe per mbremje te medha.
Ne katin e pare te pallatit ishte bilardua dhe ne krah te saj kuzhina e madhe, kombinuar bukur sherbimi, bilardo, pije dhe meze. Ata qe fitonin “bastet” ne bilardo benin nje hap ne lulishte dhe nese nuk gjenin tavoline bosh kthenin ne kembe nje kriko dhe xhiron e fundit e benin ne Pazar sa te mblidheshin ne shtepi. Ndersa prapa mureve te pallatit behej muhabet tjeter.
“ Vemi me mire nga lulishtja e Pallatit te Kultures, degjojme dhe nje çike muzike!” thoshnin njerezit kur u pihej nje raki, nje birre dhe cimbisnin nje meze.
Nuk na kujtohet qe ne kete Bar-Lulishte te re te mblidheshin familjare dhe grupe te aferm per te festuar nje ditelindje apo nje fejese. Festat familjare ne Gjirokaster jane bere nga pragu e brenda, pa tradite,ndoshta nga mentaliteti, ndoshta nga xhepi. Njerezit ne ato vite nuk shikonin mire nga syte dhe llogarite I benin disa here me kalem jo me mendje. Sa te paguanin ndermarrjen e shtetit me kuzhiniere, kamariere e te tjera” oreksikora”, shtrengoheshin pak po mblidheshin rreth tryezes ne shtepi, u dilte me mire llogaria, me lire.
Bar –lulishtja nuk kishte ndonje emer te pagezuar zyrtarisht por dime qe radio lokale Gjirokastra foli dhe me mburrje per pushtetin lokal duke e vleresuar si objekt sherbimi dhe kulture.
Ne nje kend te saj kishte nje shesh pushimi me dhoga, siper te mbuluar per orkestren qe te mos e zinte shiu. Orkestra ishte e pallatit te cultures dhe muzikantet paguheshin me honorare, aq ore sa luanin me fizarmonike, klarinete, xhez e violine qe i binte Polo Xhori.
Luanin pjese muzikore te lehta, melodi popullore dhe pjese ritmike. Muzika e orkestres degjohej edhe ne sheshin e Çerçizit, ne rrugen e nenkalase e shtepite rrotull po qe askush nuk ankohej ne komitet e polici se te gjithe e dinin, lulishtja dhe muzika mbyllej fiks para ores 12-te.
Ne kete Bar-Lulishte te pallatit te kultures me raki, birre dhe meze, me shume melçi dhe koke te pjekura, dhe jo pasta, sherbente nje personel i kualifikuar, ne kuzhine dhe jashte saj, nga me te miret kuzhiniere, banakiere dhe kamariere, te zgjedhur dhe me biografi te mire.
Ne kuzhine gatuante kuzhinieri Jorgo Muka, djali i Cile Mukes qe bente qofte me shije me emer dhe nam deri ne Amerike.
Per sherbim cilesor, te shpejt e me buze ne gaz , i pa merzitur kurre shfaqej kamarieri Hekuran Shane. Ai ishte dhe kamarier shetites, kur beheshin dasma tek Sopoti etj.
Hekurani sherbimin e shoqeronte dhe me humor. Nuk i pushonte dhe goja, me thirrjet Erdha, Erdhi Birra, krijonte atmosfere.
Ne tabaka mbante dhe 20 gota te medha me birre te hapur te Korces. Si i mbante ai e dinte! Me siguri i keputej mesi po c`te bente! Si cdo kamariet tjeter dhe ai donte te hante buke e te fitonte dhe ndonje bakshishe, edhe pse gjirokastritet e asaj kohe nuk e leshonin kollaj lekun.
Klientet ishin mesuar ne kete bar lulishte te hapur e te fresket qe ne muajt e dimrit binte ne vetmi, por qe ne pranvere, vere e vjeshte klientet kenaqeshin, pinin e hanin me oreks.
Tani te gjithe e dine ç`ndodhi me lulishten dhe pallatin e kultures , u hodhen ne ere bashke me milionat dhe djersen e derdhurt aty, bashke me kujtimet.