in

Mësuesi Patriot Sami Dalipi me Zanate për Xhep dhe për Qejf që të Pasurve u Thoshte:”Ju Rrofshin Paratë që Keni, Ato Nuk do t`i Merrni në Gropë!”

Gjirokastriti Sami Dalipi ka lënë  emër të mirë në Gjirokastër po dhe jashte kufijve të saj. Ai ka  rrojtur në një shtëpi dhe 300 vjecare, gati buzë më buzë me shtëpinë e madhe te Angonatëve, kjo me moshë mbi të, në lagjen “Palorto”.

Në kujtime dhe libra të qytetit Sami Dalipi përmendet mësues atdhetar nga viti 1919 ne shkollën e parë fillore në Varrosh që çeli Thoma Papapanua dhe që drejtore për shumë vite ishte Mësuesja nga Saraqinishta Urani Rumbo.

Si mësimdhenës ishte profesionist dhe metodist i përkryer dhe një nga të parët nismëtarë për rritjen në shkollën e Varroshit e në lagje të qytetit të krimbit të mëndafshit nga viti 1924 e lartë.

Veç profesionit të mësuesit të fillores zotëronte dhe aftësi të vecanta për shuarjen e zjarreve kur binin brenda e mbi catitë e shtëpive të lagjeve, ndodhej i pari  në krye të tyre duke rrezikuar dhe jetën, punë që e bënte me vullnet të plotë, jo i paguar apo i“shtyrë nga Bashkia”.

Zanatin e parë të mësuesisë e mbulonte me dituri ndërsa të dytin të shuarrjes së zjarreve, sic shprehej, me optimizmin që e karakterizonte në shërbim të qytetarëve nevojtarë.

Ai zotëronte dhe “zanate” të tjera.

Ndryshe mësuesinë për xhep, për të mbajtur shtëpinë, të tjerat,  shëtitjet ne natyrë dhe gjuetitë në male i kishte për sport dhe qejf. Donte natyrën e Gjirokastrës, Malin e Gjere dhe fshatrat e gjelberuara te Lunxherise.

Me fëmijët e shkollës organizonte shëtitje në natyrë me “bukë me vete” ndërsa të dielave i vetëm por dhe me të tjerë delte për gjah.

Kur e mbushte gjoksin me thëllëza, edhe kapardisej, vinte në lojë të pasuritë, të “prëjturit” e kafeneve të cilëve u thoshte:

“ Ju rrofshin paratë që keni, ato nuk do t`i merrni në gropë, kurse Sami Dalipi-thosh per vete, – bën qejf shëtit në ajrin e pastër të fushave e të maleve, ne mes luleve e cicërimave të zogjve”.

I tille kujtohet Sami Dalipi, mesues patriot dhe qytetar shembull i  jetës arsimore, kulturore e shoqërore të Gjirokastrës në vitet 20-të e lartë të shekullit të kaluar.

What do you think?

Written by Admini

Pando Zhonga, Rrobaqepësi i Qafës së Pazarit që  Kthente Kostumet e Veshura nga e para dhe që Dukeshin Fringo të Reja

Ç`Thoni për Ndonjë Takim? Kush e ka Radhën për Organizimin e Takimit të Maturës në Gjimnazin “Asim Zeneli” të Gjirokastrës?