Duke iu referuar nje postimi te bere nga komentatori i mirenjohur i sporteve te Gjirokastres, Sokrat Papadhopulli, kujtojme kohen e shkelqimit te ekipit te Luftetarit kur drejtohej nga trajneri Hito Hitaj.
Atehere i gjithe ekipi ishte i pergatitur e secili i shquar ne vendin e tij te lojes.
Gati te gjithe lojtaret sipas aftesive dhe talentit qe shfaqnin ne fushen e lojes, sportdashesit i perkufizonin me vleresime dhe epitete qe kane mbetur dhe sot por qe me mire se kushdo i kujton z. Sokrat, komentatori tone i shquar i shtypit sportiv shqiptar.
Ndoshta sherbejne edhe si pervoje per lojtaret e sotem, tregues i dashurise dhe pasionit te tyre te madh per futbollin dhe ekipin e tyre “Luftetari”.
Duke i permendur ju ftojme qe edhe te beni ndonje koment per karakteristikat e tyre ne loje.
Miço Çaro ( cari i portes),Arian Bellai( mushkerite),Arian Xhumba (keshtjella),Ibrahim Braho (ustai), Anastas Bozhori( truri), Lefter Millo (motori), Theodhor Kalluci( mjeshtri),Astrit Boni (dinakeria), Altin Haxhi ( talenti) ,Sefedin Braho (magjia),Luan Seiti (luani i sulmit).
Dy fjale dhe per trajnerin Hito Hitaj per te cilin kemi shkruar edhe me pare.
Ka luajtur futboll me te rinjte dhe shpresat 1967,1969 dhe 1971.
Me Jani Botin ka punuar me klasat sportive te shkolles Koto Hoxhi.
Ka qene inspektor, ndihmes trajner me te rriturit me Bahir Kokalarin dhe Bari Ishken 1975- 1977 dhe Kryetar i Komitetit te Fiskultures.
1977-1991 trainer i ekipit ku “ Luftetari” u be simbol i kundersulmit te rrufeshem dhe rezultativ, ne 1977- 1978 u shpall nenkampion kombetar.