in

Kadri Roshi-Kolosi i Teatrit dhe Kinematografisë Shqiptare me Lidhje të Forta edhe me Libohovën, Gjirokastrën dhe Krahinat rreth saj

Kadri Roshi ishte me prejardhje nga Libohova. Lindi më 4 janar 1924 në Ballsh të Mallkastrës. Nena i vdiq kur ishte 2 vjeç, ndersa me pas kur ishte 12 vjeç i vdiq edhe i ati.

Përfundoi studimet e larta në Pragë në vitin 1951 dhe karrierën si aktor në Teatrin Popullor në moshën 21-vjeçare duke qenë një ndër krijuesit e këtij teatri, me role te shumta në skenë dhe kinematografi, të cilat përbëjnë një jetë të madhe artistike, ku ndërthuren vështirësitë e një jete prej jetimi, çiraku, portieri kinemaje dhe deri tek aktori origjinal me portretin e njeriut të fisëm.

Kadri Roshi eshte quajtur legjenda e skenës dhe ekranit shqiptar, aktor brilant dhe me një talent të lindur. Në vitin 1995 është nderuar me Çmimin e Karrierës në Festivalin e Filmit Artistik, në vitin 1997 me Çmimin e Madh të Nderit. Ai është “Nderi i Kombit” nga viti 1999.

Emri i Kadri Roshit është një kolos për filmin dhe teatrin shqiptar, ku ai la figura të spikatura që nuk do të harrohen kurrë dhe siç ka shkruar Blerina Roshi, do te interpretonte gjate jetes se tij, duke lene gjurme e mbresa te pashlyeshme per cdo shqiptar ne perreth 215 role si ne teater dhe ne kinematografi, pa permendur ketu veprimtarine e tij si regjizor dhe pjesmarres ne koncerte brenda dhe jashte vendit si recitues. Disa prej filmave dhe teatreve ku aktori interpreton do te ishin:

“Tana”, “Furtuna“,“Skenderbeu“, “Hamleti“,“Oret e e Kremlinit“,“I cuditshmi“,“Ezopi“,“Oret e Kremlinint“,“Familja e Peshkatarit“,“Zonja e Bujtines“,“Arturo Ui“,“Fytyra E dyte“,“I teti ne Bronx“,“Besa e Madhe“,“Hijet e nates“ , “Malet me blerim mbuluar“,“Fijet qe priten“,“Apasionata“,“Njeriu me top“,“Epoka para gjyqit“,“Lulekuqet mbi mure“,“Lidhur si fishke gjerdani“,“Toke e ndezur,Shkallet“,“Kolonel Bunker“ si dhe “Kohe e cmendur“ne rolin e Xha Fiqos, i cili do te ishte dhe roli i tij i fundit.

Kadri Roshin e donin te gjithe.

Lidhje te forta, edhe miqesira kishte me libohovitet, gjirokastritet dhe fshataret e krahinave te jugut, te krijuara edhe ne ambientet e xhirrimit ku ai luante role te ndryshme, bashke me aktore profesioniste dhe amatore.

Per nder te jetes dhe vepres se tij dhe kontributit qe ka dhene Bashkia e qytetit te Libohoves e ka nderuar me titullin ” Nderi i Libohoves”.

” Artisti i Popullit” Kadri Roshi kontribut ka dhene edhe per levizjen teatrore ne qytetin e Gjirokastres.

Per nder te jetes dhe veprimtarise se tij artistike, dy vjet radhazi  ne ambientet e teatrit “Zihni Sako”  eshte zhvilluar Takimi i Teatrove Profesioniste me emrin e Artistit te Madh te Skenes dhe Kinematografise Shqiptare ” Kadri Roshi”.

What do you think?

Written by Admini

Gligor Grekushi- Sulmuesi i Famshëm i Shqiponjës dhe Historia e Tij me Rrapin në Këndin e Lojrave me Dorë në Bashte të Teqesë të Qytetit të Gjirokastrës…

Edit Durham për Permetin: “…Me Gjelbërimin Pranveror dhe Njerëzit e Mbrekullueshëm, m’u Duk Një nga Vendet më të Bukura të Botës”!….