Fakt: Shqipëria Me Nivel te Lartë të Prodhimit të Portokalleve, e Shtata në Europë.
Sipas Eurostat, Shqipëria renditet e shtata në Europë për prodhimin e portokallëve për vitin 2018, duke u ngjitur një vend në renditje në krahasim me një vit më parë. Në 2018-n u kultivuan 300 ha me portokalle, me një rritje prej 50% në raport me sipërfaqen në 2017-n dhe prodhimi arriti në 10,800 ton, me një rritje prej gati 20% .
Fakt eshte se per 2018-n Shqipëria ia ka kaluar edhe Francës qe prodhoi rreth 10 mijë ton portokalle.
Sipas Eurostat, rreth tre të katërtat e portokalleve të importuara në BE erdhën nga Afrika e Jugut dhe Egjipti.