Ne vitet e para te pasçlirimit e ne vazhdim, linje e rregullt ishte dhe ajo e autobuseve te udhetareve Tirane –Gjirokaster dhe kthim qe zgjaste dhe 12 ore, rruge e ushtrise italiane me moshe te vjeter.
Ne kete linje kane punuar shofere gjirokasstrite me banim ne Gjirokaster dhe ne Tirane si Enver Gjezo, Pellumb Kamberi, Arsen Arseni,Bedri Bllaca, Nazif Hoxha, Namik Duro,Vangjel Astriadhi, Pandeli Gajo etj.
Te vjetrit qe kane udhetuar mbajne mend kthesen e rrezikshme te Salarise ku, ne nje vend, autobuzi qendronte dhe shoferi porosiste udhetaret:
” Merrni me vete” kartat e kokes”, quhej edhe keshtu, pashaporta e identitetit qe, sipas rregullit te asaj kohe, duhej mbajtur gjithmone me vete!
Ne sheshin e Çerçizit mberritja e autobuzit nga Tirana ishte ngjarje ne ato vite.
Gjalleri kishte sidomos ne ditet e pritjes te Vitit te Ri.Vinin studentet per pushimet e gjata te dimrit po dhe ushtare dhe ushtarake prane familjeve.
Atehere thuhej:” Dalim njehere nga autobuzi te shikojme se kush ka ardhur!”
Ne Vit te Ri, shoferet e linjes qe niseshin nga Tirana dhe me banim ne Tirane ishin te detyruar te qendronin ne qytet se nuk mund te ktheheshin me, po ata nuk mbeteshin pa shoqerine e mikepritjen e gjirokastriteve.
Naten e nderrimit te viteve e kalonin ne te afert, miq e shoke dhe jo ne hotel.
Nuk ka ndodhur qe darka e Vitit te Ri ta kete zene ndonje nga shoferet e linjes se Tiranes vetem dhe brenda mureve te dhomes
se hotelit.
Kete e thone ne tavoline burra te mire e te vjeter te Gjirokastres. Po nuk thone gje se ç`ndodhte me shoferet e kesaj linje qe niseshin nga Gjirokastra ne Tirane se linja ishte e rregullt ne te gjitha ditet e vitit. Nuk behej asnje dite pushim.
Keto u kujtuan kete mengjes nga grupi i gjirokastriteve qe nje here ne jave mblidhet per kafe tek TAIVANI ne Kryeqytet.
“ GEZUAR DHE NGA MOT ME MIRE!”