Aerodromi i Gjirokastrës në Festë : Balona, urime e trashëgime!
Për atmoferën e krijuar, ne faqen e tij në fb shkruan edhe Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Bledi Çuçi:
“Gjirokastra Air Show, një fillim i mirë për ta vënë aeroportin e qytetit në funksion të turizmit.
Eventi i sotëm nuk do të jetë i vetmi. Do të pasohet nga të tjera aktivitete sportive që sjellin në Gjirokastër vizitorë vendas e të huaj.
Vetëm prej këtij organizimi, këtë fundjavë nuk gjeje dot vende të lira në hotelet e Gjirokastrës”.