in

Sot Gjirokastra do kishte 3 Teleferikë në linjën “18 Shtatori -Këcullë -Kala -Turizëm” nëse do të Shfrytëzohej…

Vendosja e teleferikëve në pika të ndryshme te qytetit te Gjirokastrës ka qenë një ide e shumë diskutuar por e pa realizuar dhe sot e kësaj dite.

Mundësitë per të vendosur një linjë të tillë kanë qenë por dhe nuk janë shfrytëzuar.

Ja nje rast:

Më 9 Qershor te vitit 1986 Gjirokastrën e vizitoi Kryetari i Bernës së Austrisë (i votuar në 3 legjislatura) së bashku me gruan e tij.

Ai mbeti jashtëzakonisht i befasuar nga pamja magjike dhe vlerat e pakrahasueshme muzeale të qytetit. Erdhi për një 1 ditë dhe e shtyu vizitën dhe 2 ditë të tjera. Ai nuk la muze, shtepi karakteristike, lagje te qytetit pa shkuar; drekoi ne Turizëm dhe Këcullë.

Gjatë takimeve me autoritetet lokale, ai u shpreh i gatshem per te vendosur lidhje binjakëzimi si dhe per te ndertuar 3 teleferikë për levizjen e turistëve nga “18 shtatori” ne Këcullë, nga Këculla në Kala e nga Kalaja në Turizëm.

Ky propozim u përcoll në qeveri e nga ku erdhi pergjigja:

“ ..se kishin interes vetem për Shkodrën”.

Me Kryetarin e Bernës, njëkohësisht pronar i ndertimit të teleferikëve, u kontaktua me pas nepermjet ambasadorit shqiptar ne Vjenë Engjëll Kolaneci, por marrevshja nuk u arrit mbasi miku austriak, dashamirës i Gjirokastrës, së bashku me gruan humbi jeten në një aksident automobilistik.

What do you think?

Written by admin

Simpozium Shkencor në Rahovec aty ku Prodhohet Vera Vranç!

Sot për Ditëlindje Urojmë Profesor Naxhi Mamanin!