in

“Gatimet e Gjysheve” në Çeljen e Sezonit Turistik në Dropull!

Sezoni turistik në Dropull u hap dje me “Gatimet e Gjysheve” prezantuar nga amvisat nikoqire te fshatit Dervician.

Banorët e këtij fshati-turistik dhe fshatrave te tjerë si dhe të ardhurit nga Gjirokastra, Tirana, Janina e Athina këto gatime i shijuan në një atmosferë të bukur mes këngëve, sazeve dhe valleve karakteristike.

Zv. Ministri i Turizmit Hajrulla Ceku, i ndodhur në festë, u shpreh i mrekulluar për atmosferën,veprimtarinë, trashëgiminë e pasur materiale e kulturore të krahinës dhe uroi për një sezon turistik sa më të mbarë.

Pjesëmarrësit në këtë ditë, të celjes së sezonit turistik, vlerësuan kontributin e grave dropullite ne promovimin e gatimeve tradicionale, me 20 lloje byreqe, disa lloje ëmbëlsira etj.

Ata uruan që shumëllojshmëria e kulinarisë së trashëguar të jetë prezente edhe ne tavolinat e restoranteve të krahinës për turistët vendas e të huaj, në festa e gëzime familjare e kolektive.

What do you think?

Written by admin

Luftëtari Fiton 3 me 1 ndaj Skënderbeut – Bregu mes Duartrokitjesh e Lotësh!

Stefan Miha – Kujdestari dhe Kronikani i Kishës 1500 vjeçare të Labovës së Kryqit!