in

Ja pse Gjirokastra është Quajtur “Qytet i Festivaleve”!

Gjirokastra ka disa tituj. Pa dekret është quajtur edhe “Qytet i Festivaleve”. Kështu e ka quajtur populli për faktin se nga viti 1968 ne kalane e saj për cdo 5 vjet është zhvilluar Festivali mbare Kombëtar Folklorik.

Gjatë këtij rrugëtimi të gjatë, “me këngë, valle e kaba”, në kalanë e qytetit grupet pjesëmarrëse kanë kënduar dhjetra këngë kushtuar Gjirokastrës.

Nga një studim mësojmë se vetëm në hapësirën kohore të katër festivaleve të para kombëtare janë kënduar mbi 40 këngë kushtuar Gjirokastrës ku dallohen 5 të Mirditës, kater te Vlorës, tri të Durrësit, nga dy të Tiranës, Sarandës, Tepelenës, Lezhës, Përmetit etj.
Ja si i këndohet Gjirokastrës në disa prej tyre:

“ Dridhe vallen Gjirokastër,/ Merrja ti o Mal i Gjerë/ Ktheja o Cajup i lashtë,/ Iso mban Shqipëri e tërë”.

Festivalet nga krijuesit konceptohen si dasëm madhështore ku merr pjese e gjithe Shqiperia:
“ Me hapat ne valle, / Dhe supet e forta,/ Gjirokastër trime,/ Të erdhën te Porta,/ Sofrën e mikpritjes, / Hape për Shqipërinë,/ O mirëse të gjetëm, / Ty moj heroinë!’.

Ja dhe këto vargje:
“ Argjiro vetullashkruar/ Hapi krahët e dil nga shkëmbi/ Kala e vjetër në Jugë/ se c`ka që lëviz ng vendi’.

“ Bukë e krypë e zemër të bardhë/ Sic e kam zakon/ Miq tek ti ne kemi ardhë /Gjirokastra jonë “.

Vargjet e një këngë tjetër:
“ Pashë plot qytete/ që s`i kisha njojtë/ Po si ti të bukur nuse/ Nuk gjeta në botë/ Zemrën ti ma lidhe/ Me nyjëzë të fortë”.

Ndërkohë dhe Gjirokstra ka kënduar për miqtë festivalistë:

“ Na buron nga zemra/Kënga më e mirë/ Në kalanë e festivalit/ plot me mysafirë/ Këndona zemër këndona/ c` erdhën sot në vatrat tona/ Nga Saranda, tek Valbona/ Kaq zambakë e kaq shqiponja”.

Ja kështu Gjirokastra ka marrë dhe po e mban me nder e krenari edhe emrin e vendosur nga populli “Qytet i Festivaleve”.

What do you think?

Written by admin

Faktet Interesante që na Zbulojnë Gërmimet Arkeologjike në Kështjellën e Gjirokastrës!

Kujtesë/ Krijimtaria Letrare e Shkrimtarëve Gjirokastritë në Vitin 1973!