in

Labova e Zhapës propozohet “Fshat Olimpik” në Kujtim të Rilindësit të Lojrave Olimpike Botërore Vangjel Zhapa!

Në emër të shoqatës atdhetare kulturore “Odria” kryetari i saj Thanas Meksi i eshte drejtuar me nje leter-propozim Z. Thomas Bach president i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar Lausanne – Zvicër.

 

Ai propozon që vendlindja e Rilindësit të Lojrave Olimpike Boterore, Vangjel Zhapës të bëhët “Fshat Olimpik” ne kujtim te këtij Rilindasi, “ Nderi i Kombit” dhe Lojrave Olimpike te vitit 2020.

 

 

Per kete vihen ne dispozicion disa objekte dhe sheshe lojrash, shkolla dhe banesa dhe kërkohet kontributi i Komitetit O.H dhe i komiteteve olimpike te Greqise, Rumanise, Turqise dhe Shqiperisë si dhe i Fondacionit “Zappion” Athinë etj.

 

 

Fshatrat Labove e Madhe dhe e Vogël e meritojnë të kthehen ne pika turistike për traditat që trashëgojnë dhe njerëzit e shquar me kontribute ne cdo fushë, për natyrën dhe monumentet natyrore, klimën e shendetshme dhe prodhimet bio në cdo stinë, mjediset e bukura e te pershtatshme, banesat karakteristike ne sherbim te turizmit familjar dhe mjedise te tjera turistike olimpike.

 

What do you think?

Written by admin

Gazeta Odria “mysafire” në faqen e Gjirokastra Online!

Valltaret e Famshme të Shkollës së Mesme të Dervicianit të vitit 1977!