in

Vizitoni Libohovën – Ja Pikat Turistike të Libohovës që nuk duhet t’i Humbisni!

Tani ne pranvere e ca me shume ne vere e vjeshte, e me pak ne dimër, qyteti i Libohoves vizitohet nga qindra turistë vendas e grupe turistike të huaja.

 

Qyteti ka shume vende historike e monumente natyrore për të vizituar!

 

 

Vizitën e parë do duhet ta bëni në Kalanë e qytetit e ndertuar nga Ali Pashë Tepelena ne vitet 1796 –1798, që Ali Pashai ia bëri dhuratë motrës, Shanishasë me rastin e martesës me nje nga anëtarët e familjes Libohova.

 

 

Gjate vizitës këtu, do të njiheni gjithshtu edhe me gjurmët e dy kalave të tjera në lagjen Çuprel e Linua, kullën e sahatit si dhe sarajet e Mufit Bej Libohovës, varret pagane në lagjen e Lëmit të Matit dhe Linua, rrënojat e xhamive, mekamet e baba Oguzit dhe baba Demirit, kishën dhe gjurmët e qytetit të vjetër të Stojanit, varret monumentale të bejlerëve dhe varri i Shanishasë, burimet e ujit të pijshëm të Zhepës, Lozës dhe Zervoit etj.

 

 

E veçantë per nga pamja dhe historia që mbart eshte Porta e Isufatëve në lagjen Hoxhollarë.

 

Një kafe apo nje drekë ju shijojnë tek veranda e rrapit mbi 550 vjeçar në qendër të qytetit dhe mjedise te tjera prane, me bare e restorante ku gatuhet me produkte bio, receta tradicionale dhe bashkekohore.

 

 

Nga sheshi i qytetit që po ndryshon pamje dhe pika te tjera afër tij, ju shijoni dhe pamjet e bukura që shtrihen perpara, luginën e Drinos me sfond fshatrat e bukura te Dropullit mbeshtetur ne malin e Gjere, po ashtu rezervuarin e Doftisë, lëndina dhe kodra të gjelberuara, disa blloqe me vreshta, ullishte dhe drufrutore te ngritura në 20 vjeçarin e fundit.

 

Vizitojeni Libohoven!

 

Qyteti dhe banoret mikëpritës të saj kane ende shume gjera per t`ju treguar!

 

Për të shkuar në këtë qytet, nëse ndodheni ne Gjirokastër, merrni rrugën për në jug në drejtim të Kakavisë dhe pas rreth 15 km drejtoheni në lindje tërthor luginës, siç tregon tabela rrugore. Mos shkoni më tutje. Merrni kthesën përballë me fshatin Sofratikë dhe rruga ju çon në Libohove.

 

Për afro 15 minuta, arrini në qytetin turistik te Libohovës!

 

What do you think?

Written by admin

Shëndeti – Këshilla për Ata që Duan të Mbajnë një Prostatë të Shëndetshme!

Fakte që të lënë “Pa Gojë” – Evlia Çelebi thotë se Gjirokastritët jetojnë…