in ,

Sokrat Papadhopulli – 40 vjet në arsim me asnjë titull e dekoratë vlerësimi!

Sokrat Papadhopulli intelektual i njohur në Gjirokastër e më gjerë, kur mbaroi maturën, edhe pse nxënës i shkëlqyer, nuk iu dha e drejtë studimi.

 

Babai i tij, farmacist, me studime te kryera në Universitetin e Sorbonës në Francë, pas çlirimit te vendit, ishte në listën e intelektualëve me shenjë në biografi dhe, për këtë, Sokrati shkoi në shkollën e lartë me 1 vit vonesë kur për të në instancat e larta të pushtetit të kohes u bë garant Mësuesi i Popullit Thoma Papapano.

 

Fotot nga faqja Muzeu Kokalari

 

Këtë mbështetje, Sokrati edhe sot e vlerëson shpërblimin më të madh që ka marrë në jetë edhe për faktin se, gjatë karrierës 40 vjecare në arsim, mësimdhënës dhe inspektor në Drejtorinë Arsimore ashtu dhe komentator i shquar i jetës sportive të Gjirokastrës nga viti 1969 e ne vazhdim, ai nuk ka marrë dhe një titull apo urdhër te vetëm vlerësimi, përveçse për Sportet çmimin Andon Mazreku.

 

 

Me mbarimin e studimeve të larta për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës, në vitin shkollor 1967-1968 filloi punë mësues në shkollën “Koto Hoxhi” dhe pastaj në atë të mesme Industriale pa shkëputje nga puna, në Gjimnaz, shkollën 8 vjecare Lazarat dhe inspektor në Drejtorinë Arsimore të rrethit.

 

 

Krahas urimit per festën e 7 Marsit, i pyetur nga Gjirokastra Online për rolin e mësuesit në shoqërinë e sotme, ai u shpreh:

“Mrekulli do jetë të kemi mësues sa më euriditë por e rëndësishme është që profesioni përmbajtjen e ka te aftësia për të mësuar nxënësit gjë që do fantazi, dashuri, intelekt dhe përkushtim.”

 

Ashtu si në arsim, i veçantë është kontributi i tij si organizator i sporteve dhe komentator i tyre nga viti 1969 e në vazhdim.

 

 

Ka themeluar dhe trainuar ekipin e parë të ping-pongut në shtëpinë e pionierit e më vonë të rinjtë për 20 vjet me radhë.

 

Sokrat Papadhopulli ka botuar dhe disa libra per historinë dhe zhvillimet e sporteve ne Gjirokastër si

“Ata ishin bedenat e sportit gjirokastrit”, “8 trofe në 3 sezone – Sfida Tavo”, etj.

 

 

Pas daljes në pension vazhdoi gazetarinë sportive ndërsa tani herë banon në Gjirokastër dhe herë në Athinë, kryeqytetin e Greqisë.

 

 

What do you think?

Written by admin

REVANI (pandispanje) – Ëmbëlsira e Traditës nga Pastiçierja Profesioniste Marianthi Naçi Karaulli!

Si u shpërndanë abetaret e para në gjuhën shqipe në fshatin Golem!