in

Sheshi i Mejdanit – Malli i moshës së fëmijërisë dhe rinisë në lagjen Cfakë!

Në Sheshin e Mejdanit ne lagjen Cfakë breza te tërë kanë kaluar femijerine, rinine dhe moshen e trete se ne çdo kohe ka qëne dhe eshte dhe sot i pelqyer dhe i frekuentuar.

 

Sheshi i Mejdanit eshte aty ku ishte, dikur me i vogel e pak nga pak me i zgjeruar me shtepite rrotull, buzë rruges ku kalon urbani dhe ato mbi të, të Reiz Kores, Çenes, Konomit dhe Zhulit që vështrojnë sheshin nga lartë.

 

Balli i shtëpive rrotull sheshit fillon me të parën e te dëgjuar me histori që ka shkruar luftëtari Hasan Xhiku ku rrojti Filip Mastora, Lulëzim Tauzi me familje, tjetra e Thoma Bocit pastaj të tjerat e Dervo Çenkos, e Myzejen Erindit, Fejzo Karaullit, Tomorr Hysos dhe Bekim Xhikut, nga ana tjeter shtepia e Teki dhe Kasëm Kukës, e Aleme Hajros e midis tyre sokaku dhe shtepia me porte e Vehip Sinos, tjetra e Hadër Mevlanit (i vjetri) ku rrojti me pas Laze Beqo me fëmijët.

 

Nga krahu tjeter, rruga poshte, shtepi e Rufo Babametos ku rron Nazmi Sino me familje, tjetra afer me të e Dalanit (vëllezërve Mole e Duro Çobo), pak më tutje e Stavri Çatit, shtëpia e madhe e mësonjësit të historisë Muharrem Gegës, shtëpia monument kulture e doktor veterinerit te njohur Asllan Bejës, afer rrugës objekti i kultit i Baba Arshiut dhe përballë shtepia monument kulture me porte karakteristike e Haxhi Kurtit.

 

Jeta e brezave në Sheshin e Mejdanit ka nisur me poçefshehut, kaladibrancet, lojen me meset, topat me këmbë, me lecke e llastik, pastaj topa te vërtetë që dërgonin nga Amerika Isuf Asqeri (Çuçi), babai i Rustos, i Dr.Bertit dhe Haki Femra, babai i Xhanit që sot me vellezer e motra rrojnë në Amerikë.

 

 

Në kohë më të afërta është luajtur me porta hungareze dhe porta me te medha, ka sherbyer dhe si vend kuvendesh, pike takimi me mergimtarët që niseshin per ne kurbet. Këtu femije e me pas ne rini e moshe te madhe, kane bere histori burra trima te Çfakës, Hasan Xhiku me shokë; rilindës e luftëtarë që dhanë jetën për lirinë e vendit, te tjerë specialist që punuan për rindërtimin e vendit e kontribuan ne vepra te medha, intelektuale te shquar në fushen e arsimit, shendetesisë, kulturës, etj.

 

Në Sheshin e Mejdanit ata luajten po punet e mira i bënë kur u rriten, i sherbyen lagjes, Gjirokastres dhe Shqiperisë.

 

U bënë doktorë e inxhinierë, pëdagogë e studjues, politikanë e deputetë.

 

Ata janë me qindra dhe kë të përmendësh më parë që shumë mire mund t`i kujtoni se meritojnë cdo fjalë të mirë, cdo mirënjohje dhe nderim!

 

Pas vitit 1990 shume familje nga Cfaka shkuan ne Tiranë apo dhe jashte vendit, në Greqi, Itali, Austri dhe Amerikë. Shkuan po dhe kthehen. Nuk harrojne shtepine, lagjen dhe Sheshin e Mejdanit. Sa vijne, aty qëndrojne nje cope kohe e me shume. Ndodh kjo me të gjithe se kanë çfare të tregojnë për sheshin e dashur të femijërise dhe rinise po dhe te moshës së tretë, shumica pleqërur në lagjen e tyre.

 

Sheshi i Mejdanit ne Cfake edhe keto dite dimri nuk eshte i qetë. Aty femijët vazhdojnë lodrat e tyre, si dikur te parët e lagjes dhe prindërit e sotëm që jane rritur ne atë shesh me plot kujtime, mall e dashuri. Në ditë te ngrohta me diell, në sofatë e portave vajzat e sotme ndryshe nga ato te djeshme që benin qëndisma e tantella, tani bëjnë selfije ndersa nënat e tyre kthejne filxhanet me kafe te shtypur ne gur.

 

Eh sa shume mund te flasësh për Sheshin e Mejdanit!

 

 

 

What do you think?

Written by admin

Festë dhe Urime me Rastin e 238 Vjetorit të Ndërtimit të Teqesë së Zallit në Gjirokastër!

Hanet e Gjirokastrës – Ja cilat ishin Hanet ku të Ardhurit Kalonin Natën dhe Strehonin kafshët!