in

Pjata Fantastike me të cilën Mastershefi Fundim Gjepali Prezantoi Kulinarinë Shqiptare në Bursën Ndërkombëtare të Milanos!

Mastershefi i kuzhinës, Fundim Gjepali ka prezatuar per publikun italian në Milano vlerat me te mira tradicionale te kulinarise shqiptare.

“Ishte emocionuese të përfaqësoj Shqipërinë, vendin tim, në këtë panair kaq prestigjioz ku marrin pjesë vende nga e gjithë bota- u shpreh Ai per ATSH. Dëshira ime ishte të tregoja bumin që ka pësuar Shqipëria në turizëm, kjo falë dhe gastronomisë. Turistët e huaj që vijnë në Shqipëri janë kuriozë të shohin zonat rurale me ushqime totalisht tradicionale, por ato kanë kërshëri të njohin dhe transformimin e gastronomisë shqiptare, duke iu përshtatur dhe modernizimit”.

Ja pjata fantastike që paraqiti mastershefi i kuzhinës shqiptare,Fundim Gjepali:

“Pjata që ofrova ishte tradicionale, e përgatitur enkas për bursën e Milanos, një pjatë fantastike. Gatova mishin e qengjit me qepë, karota e salcë kosi, e pikturuar me nota moderne enkas për bursën e Milanos, për t’i treguar botës se si Shqipëria jonë është transformuar, se si gastronomia shqiptare është modernizuar. Shpresoj që të kem transmetuar diçka nga gastronomia shqiptare. Falenderoj Ministrinë e Turizmit dhe Ardit Çollakun për këtë organizim perfekt për të pasqyruar imazhin e vërtetë të Shqipërisë, që është një vend fantastik për të jetuar”, tha Gjepali për Agjencinë Telegrafike Shqiptare./ atsh

What do you think?

Written by admin

Sotira – “Perlë e Natyrës Shqiptare”, Fshati në Krahinën e Dropullit të Sipërm në Programin Zhvillimor të 100 Fshatrave!

Ju ka marrë malli për Paparë? Ja si përgatitet…