in

Ja ç`me kujton nje foto me mjegull ne Qafe te Pazarit!

Gjirokastra, qyteti tone,  karakterizohet nga shume dite me shi dhe mjegull. Po si ndihesh kur te ze mjegulla ne Odane e madhe, sic i thone  Qafes se Pazarit .

Je i vetem, i mbuluar nga  velloja e lehte e saj, ne boten tende, ne kujtimet e tua, teksa rrembehesh nga nje pamje si kjo ne foto, me atmosfere te heshtur e drite, melankolike e  romantike.

 

Dyqanet e katet mbi to te veshura nga holli i mjegulles , mungesa e zërave dhe qetësia te shkaktojne brenda vetes ndjesinë e misterit, gjumesine brenda e jashte perimetrit te saj, por dhe një atmosferë tjeter, te shkosh ne nje udhëtim të larget mes rrugëve të pjerrëta dhe kalldrëmave të vjetra per t`u kthyer perseri ketu ku jo fare rastesisht kujton se ne mes te saj dikur  nje altoparlant ne boten e pergjumur  percillte kenge, valle  e kaba.

Pertej ketij kujtimi dhe pamjes se dikurshme perseri mediton mbi valet  e mjegulles se holle, ne ndricimin e zbehte te dritave  mbi rrugën e kalldremte i mbeshtjelle nga  atmosfera e qete dhe romantike, ndërsa mjegulla mbyll çdo detaj me një sfond të lehtë, të ëmbël, por jo te gjitha, shumica, objekte  apo personazhe mbetur ne kujtimet tona.

Keshtu e mendojme Odane e Madhe te Pazarit ne kete mbremje me mjegull, me bukuri te mbyllur po te paqme ,me histori e kulture qe reflekton ndjesi te sigurisë dhe jo te misterit dhe tensionit.

Ne kendveshtrmin tuaj, ne kete foto, ju si e lexoni mjegullen ne Qafen e Pazarit ?

What do you think?

Written by Admini

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

GIPHY App Key not set. Please check settings

Gjirokastra destinacion kryesore për turistët spanjollë

Gjimnazi Asim Zeneli i Gjirokastres, gjimnazi ynë, vatër dijeje e kulture – nga Parime Kasoruho