Perseri nje lajm i hidhur: Eshte ndare nga jeta baritoni i njohur gjirokastrit Xhelal Angoni.
Kengetarin Xhelal Angoni shoqeria gjirokastrite do ta kujtoje qytetar te urte, inteligjent e te kulturuar, te lidhur fort me jeten artistike dhe folklorike te Gjirokastres.
Aktivitetin si kengetar e filloi si pjese e grupeve amatore artistike te ndermarrjeve ku dhe shfaqi per here te pare talentin, zerin e pelqyer e te vleresuar.
Per te rritur aftesite profesionale ai studioi në degën e kantos si bariton dhe per vite me radhe punoi si kengetar me trupen e estrades profesioniste te Gjirokastres, i pelqyer edhe nga publiku ne Tirane e rrethe te tjera.
Pervojen e tij ne kete fushe e ka dhene dhe si mesimdhenes per pergatitjen e talenteve te shkolles se muzikes “Feim Ibrahimi” nga ku doli dhe ne pension.
Me ansamblin artistik te Gjjirokastres ka marre pjese ne veprimtari kombetare e nderkombetare,si ne France,Gjermani ,Itali,Greqi, Kosove etj, i aktivizuar edhe me trupat artistike muzikor ne Tirane, teatrin e operas dhe baletit, i vleresuar per vlerat artistike ne interpretim edhe me cmime e tituj.
I paharruar emri dhe kujtimi i Kengetarit Xhelal Angoni.
Ngushellime familjes u prehte ne paqe!
gjirokastraonline