in

Ndahet nga jeta shkrimtari Milan Kundera

Shkrimtari me origjinë çeke, Milan Kundera, ka vdekur në moshën 94-vjeçare, ka njoftuar të mërkurën biblioteka që mban koleksionin e tij personal. 

“Milan Kundera vdiq dje në Paris pas një sëmundjeje të gjatë”, ka thënë Anna Mrazova, zëdhënëse e Bibliotekës Morovian, shkruan “Reuters”.

 Kundera u lind në qytetin e Bërnos, por emigroi drejt Francës më 1975 pasi u përjashtua për kritikimin e pushtimit sovjetik të Çekosllovakisë më 1968. 

Ai ka marrë vlerësime të larta për stilin e përshkrimit të temave dhe personazheve që lundronin midis realitetit të përditshëm dhe botës së ëndrrave. Rrallë ka dhenë intervista, duke besuar se shkrimtarët duhet të flasin përmes punës së tij.

 Romani i tij i parë, “Shakaja”, u publikua më 1967 dhe ofroi portretin e ashpër të regjimit komunist çekosllovak. Ky konsiderohej hapi i parë në rrugën e përjashtimit të Kunderës.

 Ai pati thënë më 1976 për “Le Monde” se cilësimi i veprave të tij si politike është thjeshtëzim i tepërt dhe errësim i rëndësisë së tyre të vërtetë. 

Vepra e tij më e madhe konsiderohet “Lehtësia e padurueshme e qenies”. 

Pas 40-vjetësh larg vendlindjes, Kundera dhe bashkëshortja e tij Vera rifituan shtetësinë çeke më 2019.KOHA.NET

 

What do you think?

Written by admin

Letrat dikur, teme per mall e nostalgji…

Lajm i hidhur nga Gjirokastra: Ndahet nga jeta Sotiraq Paskali Mjeshter i Madh