Kete njoftim te hidhur e ka ndare per miqte dhe te afermit e tij , Arben Fino, vellai i te ndjerit qe, midis te tjerave , ne faqen e tij ne fb ka shkruar:
Lajm tejet i trishte. ENGJELL FINO vellai jone i dashur nuk jeton me. I dashur,i qeshur, i kudondodhur njeri qe transmetonte vetem pozitivitet. Do na mungoje Engjua te gjitheve, familjes se pari, vellezerve dhe motrave, shokeve dhe miqeve, qe jane te shumte. Do ti mungoje Gjirokastres, qe e donte aq shume. Nuk do harohen kronikat e ndjera televizive, si telekronist i pare i qarkut. Lamtumire vella i dashur!
Engjelli Fino per shume vite punoi si telekronist qe e nisi ne vitin 1969.
Me pare punonte mesues ne shkollen 29 Nentori sot shkolla Cajupi, pastaj 5 vjet mesues ne fshatin Mashkullore dhe 10 vjet ne fshatin Lazarat.
Si telekronist ka pasqyruar jeten politike, shoqerore, artistike apo folklorike te asaj kohe.
Eshte dalluar ne gazetari por edhe si krijues, vecanerisht ne krijimtarine popullore, me libra te botuara me vjersha me tematike te larmishme per historine e Gjirokastres, traditat, jeten e saj ne kohe te ndryshme,ka marre pjese ne jurite e festivaleve folklorike lokale dhe kombetare, krijime te tij jane vleresuar edhe me cmime. Ka kontribuar me shkrime dhe botime edhe pas vitit 1990 vecanerisht tek gazeta Laberia, Telegraf dhe Kushtrim Brezash.
Me ndarjen e tij nga jeta familja humbi njeriun e shtrenjte dhe shoqeria gjirokastrite intelektualin, gazetarin dhe krijuesin e njohur.
I shprehim ngushellime familjes. U prehte ne paqe !
Nga gjirokastraonline