in

Mufit Çeli / Sa nisi vallja e kënga Argjiro syri në lotë, të mungojnë penat e rënda këtë radhë nuk erdhën dot.

KËTË RADHË NUK ERDHËN DOT

-Sa nisi vallja e kënga
Argjiro syri në lotë
Të mungojnë penat e rënda
Këtë radhë nuk erdhën dot.

-Po ç’u bënë penat e arta ?
Të Bregut e Labërisë
Brum argjëndi i mban balta
Malet e Polifonisë !

-Ata bënë vargjet ylber
Kala mbulojnë trupin tënd
Lëvizi dhe mali gjerë
Një kombi shpirti i dhëmb !
-Ata që histori bënë

Në këngë mjalt u pikoj pena
Për brezat thesar kanë lënë
Murosur nëpër bedena .
Respekt për veprën e madhe të kollosëve të Polifonisë , që sot nuk u ngjitën në shesh-mejdanin e kalasë së madhe dhe na shikojnë nga qielli bashkë me yjet ! I Përjetshëm kujtimi i tyre ! Ata me vargjet e tyre janë në këngë ,do jetojnë sa vetë kënga !!!
MUFIT ÇELI

What do you think?

Written by admin

Aleksander Çipa nga FFK per gjirokastraonline: Nata e dytë e FFK Vlora dhe Lezha një shkëlqim i folkut shqiptar

Aleksander Çipa per gjirokastraonline:Ne naten e Tretë te FFK shënuan kulmin artistik asambli i Dibres,trupa folklorike nga Kosova dhe qarkut te Tiranes