in

Ju Kujtojmë Klubin e Picarit dhe Klubin e Sofratikës!

Në Gjirokaster thonë ‘do vemi ne kafene’, ne fshat thone ‘do vemi ne klub’.

Si ne qytet dhe ne fshatra, pavaresisht nga emërtimi, kafene e klube kanë mbetur e kështu do jenë, vende “për te shkuar kohen” dhe “për punë”, për të pirë një kafe, nje gote raki, etj.

Klubet më të frekuentuara në krahina kanë qënë në qendrat e tyre si:
Klubi i Picarit,
Klubi i Vriserase,
Klubi i Sofratikës,
Klubi i Policanit,
Klubi i Erindit,
Klubi i Urës së Kardhiqit,
Klubi i Subashit etj.

Këto klube ishin me ‘nam’ ne kuptim të frekuentimit dhe historive që kanë mbartur. Ato janë e kujtohen.

Me emër të mirë dhe sot është Klubi i Picarit, në fillimet e ne vazhdim. Asllan Thana, i kujtuar burrë i mirë e këngëtar i famshëm i grupit polifonik te Picarit, përgatiti kafetë dhe mbushi gotat e para të rakisë në ditën e inagurimit, 5 qershor 1975.

Pas tij ne klub vazhdon të shërbejë Cobo Haska që ca vite më parë i mblodhi picariotët dhe festoi 35 vjetorin e krijimit te klubit. Flitet dhe tani, ishte një festë e bukur, me plot kujtime dhe mbresëlënëse.

Kujtime te mira e te pashlyera nga kujtesa kane dropullitet dhe udhetaret per Klubin e Sofratikës, strehë e qetë dhe e dashur sidomos per shoferet e linjave, korierave, fizarmonikës, zisave te shkundur, që këtu, pas udhetimeve te gjata “hidhnin nga një gotë “ e cimbisnin ndonje meze te thjeshtë si Thedhori Ziko, Jorgo Pulla, Jani Nasto, Jorgo e Vasil Budri, Theodhori Kamberi, Jorgo Karabina etj.

Kështu mund te shkruanim edhe per klubet e tjere te krahinave dhe fshatrave. Po këtu jemi. Do shkruajme edhe per to!

What do you think?

Written by admin

FESTOHET 220 VJETORI I TEQESË SË FSHATIT HORMOVË

A e dinit se Albert Ajnshtajni ka Shpëtuar disa Gjirokastritë nga Dënimi me Vdekje!?