in

Gjeni emrat e shofereve te Tiranes po me origjine nga Gjirokastra te linjes Gjirokaster -Tirane!

Per vite me radhe Agjencia e Udhetareve ne Gjirokaster ka qene tek Mulliri, nje vend i preferuar nga e mira dhe halli qe kishin njerezit, per te shkuar ne Tirane e gjetke.

Sheshi tejmushej me udhetare e percjelles vecanerisht nga 3  janari  e java ne vazhdim, se studente e nxenes  nxitonin per ne shkolle, ushtarake e ushtare per te mos thyerr liridaljen, ,ndonje nepunes per te arritur mbledhjen ne ministri etj.

Per vizitoret e rastit,kureshtare, qe shikonin se kush ikte e kush vinte, sheshi tek Mulliri kthehej ne spektakel, ngjante me nje skene levizese, shumica te hutuar, ca te gezuar, ca te trishtuar, disa edhe ne lote, me dashje apo pa dashje manifestonin role te  ndryshme.

Te lumtur ata qe kishin siguruar bilete udhetimi, ne ankth ata qe prisnin te shtohej ndonje autobus qe hiqej nga nje linje anesore dhe vendosej per linjen kryesore Gjirokaster Tirane.

Po kjo nuk ndodhte gjithmone dhe nje pjese, edhe ktheheshin perseri ne shtepi me valixhet e drurit te shkolles.

Sado zemergjere te tregoheshin punonjesit e sherbimit te udhetareve, te Agjencise dhe shoferet, per sistemimin e udhetereve ne meset e autobuseve, dy  a tre mbeteshin ne kembe deri ne Tirane po te kenaqur qe do arrinin punen dhe diten e shkolles.

Kjo situate ka qene per shume vite ne ate shesh nga ku niseshin per Tirane edhe keto dy autobus qe drejtoheshin nga shofere me banim ne Tirane po me origjine nga Gjirokastra, emrat e te cileve nuk na kujtohen.

What do you think?

Written by admin

Bashke me Vitin e Ri urojme ta gezojne Emrin te gjithe Vasilet

Hena e Nemerçkes mbi malin e Buretos -Foto artistike nga Jorgo Buka