in

Sot ka Ditelindjen Mirosh Ajdini, elektriçisti i njohur i Gjirokastres

Mirosh Ajdini sot ka ditelindjen, mbush plot 60 vjeç,  ngjarje madhore per te dhe familjen,gezim dhe per miqte e te afermit, shoqerine e tij te gjere qe, duke e mesuar nga gazeta tone do ta urojne:

“GEZUAR MIROSH DITELINDJEN FESTOFSH I LUMTUR EDHE 100 VJETORIN!”

Per ndonje qe nuk e njeh Miroshin kujtojme se, me shtepi dyqind apo treqind metra poshte Qafes se Pazarit, si te gjithe te lindurit ne lagjet perreth zones historike, Pazari e ka pare me brek te shkurtera ndersa sot te pagezuar me emrin e merituar Burre Pazari.

Kete percaktim mendojme se nuk ja jep vetem mosha qe ka mbushur dhe lidhja me vendin dhe jeten e Pazarit por emri, ka rakteri i mire dhe gjurma e punes qe ka Ai ka lene ne shoqerine qytetare gjirokastrite e me tej, si mjeshter i vertete ne ushtrimin e profesionit te elektricistit.

Ndersa dikur pazari e pa te vogel e nxenes, me pas te ri, tip te qeshur e te gezuar, me sjellje te mira, sot e sheh dhe me ndryshe, te burreruar, te dukur e te hijshem, pak te kursyer ne pije e kafera, por me karriere te arritur dhe te vleresuar si ne “shtepirat” e Gjirokastres e fshatra te saj ku ka instaluar dritat, ashtu dhe ne dhjetra objekte sociale e ekonomike, para e pas 90 tes.

Sa i palodhur e kerkues na zanat, aq dhe i vleresuar nga instancat per t`i besuar  eksperiencen e tij ne sherbim te pergatitjes se elektriçisteve te rinj  si pjese e trupes mesimore ne shkollen profesionale te Gjirokastres ku ka pergatitur specialiste te kualifikuar qe sherbejne brenda e jashte vendit.

What do you think?

Written by admin

Nena nuk heq dore nga tradita ku te Dielave benin byrek , lakror , laropite , shapkat , qahi. Po ju cfare gatuat sot?

Lajm i hidhur nga Gjirokastra: Eshte ndare nga jeta stilisti Niko Prifti i Teatrit Profesionist te Gjirokastres