Në kuadër të Vitit të Akademizmit, në 50-vjetorin e themelimit të Akademisë së Shkencave, Posta Shqiptare hap ekspozitën filatelike me portrete të akademikëve shqiptarë të përuruar në emisione postare.
-Më 29 shtator, në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë, në Javën Europiane të Trashëgimisë-
Posta Shqiptare hap ekspozitën filatelike me portrete të akademikëve shqiptarë të përuruar në emisione postare.
Ekspozita është përgatitur nga Posta Shqiptare në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave dhe hapet në mjediset e saj në ora 13.00.*
Akademikët shqiptarë të përuruar në emisione postare:
Aleks Buda
Dritëro Agolli
Dhimitër Shuteriqi
Ismail Kadare
Mahir Domi
Eqrem Çabej
Kristo Frashëri
Odhise Paskali
Shaban Demiraj
Akademik nga Gjirokastra Ismail Kadare dhe Eqrem Çabej:
Ismail Kadare lindi më 28 janar 1936 Gjirokastër.
Eshtë është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj bashkëkohorë, akademik dhe autori më i përkthyer jashtë vendit, fitues i disa çmimeve letrare ndërkombëtare dhe i nominuar me dhjetëra herë për çmimin Nobel.
Përfundoi në Gjirokastër arsimin e mesëm. Më 1958 mbaroi degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës. Më pas shkoi në Moskë me studime për dy vjet në Institutin e Letërsisë Botërore “Maksim Gorki” (1958-1960).
Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja) , ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe me kulturën e saj shekullore.
Rrugën e krijimtarisë letrare e nisi si poet që në vitet e gjimnazit me “Frymëzimet djaloshare” (1954); “Ëndërrimet”, (1957), por u bë i njohur sidomos me vëllimin “Shekulli im” (1961), që u pasua nga vëllimet e tjera poetike, si: “Përse mendohen këto male” (1964), “Motive me diell” (1968) dhe Koha (1976).
Vepra e parë e rëndësishme e Ismail Kadaresë në prozë është romani “Qyteti pa reklama”, që nuk u lejua të botohej i plotë deri në vitin 2003. Botoi romanin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1964) ; “Kështjella” (1975); “Kronikë në gur” (1970); “Nëntori i kryeqytetit”, 1974;
“Emblema e dikurshme”-tregime e novella (1977), “Ura me tri harqe” (1978); “Gjakftohtësia”; “Kështjella”; “Nëpunësi i pallatit të ëndrrave”, “Dimri i vetmisë së madhe”; Ura me tri harqe”; “Koncert në fund të dimrit”; “Aksidenti” ; “Mosmarrëveshja”; “Dosja H.”; Eskili, ky humbës i madh”, “Çështje të marrëzisë”; “Kamarja e turpit” “Vajza e Agamemnonit”; “Spiritus”; “Lulet e ftohta të marsit”; “Darka e gabuar”; “E penguara”; “Dantja i pashmangshëm”, “Përballe pasqyrës së një gruaje”; “Mëngjeset në Kafe Rostand”, etj.
Shumica e veprave të Ismail Kadaresë janë përkthyer e botuar në mbi 45 gjuhë të botës dhe janë pritur shumë mirë nga publiku lexues. Ai është shkrimtari shqiptar më i njohur në botë.
Që nga viti 1994 ai është anëtar i Akademisë së Shkencave Morale dhe Politike të Francës dhe anëtar i jashtëm i ASHAK.
Ismail Kadare është laureat i shumë çmimeve letrare kombëtare dhe ndërkombëtare. Në vitin 2005 fitoi çmimin “The Booker Prize Man”. Ismail Kadare më 23.06.2012 u nderua me Çmimin e madh spanjoll, “Princi i Asturias per Letersi”, nje nga çmimet me prestigjoze letrare në botë. Ai doli fitues mes 31 kandidateve nga 25 vende të ndryshme të botës ku dallohet emri i Milan Kunderas apo italiani Antonio Cabuçhi.
Ai është dekoruar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë me Urdhrin “Nderi i Kombit” dhe nga shteti francez me urdhrat “Kryqi i Legjionit të Nderit” e “Oficer i Legjionit të Nderit”.
o