Ne rrugen malore te Salarise te Tepelenes eshte udhetuar nga koha kur u hap e deri sot, me ndryshimet fizike qe ka pesuar.
Rruge e ndertuar para clirimit te vendit, lidhte jugun me Tiranen, Vloren.
Ne gjatesine e saj, ne malore,rruge me gure e pluhur edhe pse mirembahjej. shquheshin shtate kthesat e Salarise , te frikshme dhe te lodhshme per shoferet por dhe per udhetaret.
Me kalimin e tyre shofere e udhetare merrnin fryme lirisht e pas rruges benin pushimin e pare ne qender te fshatit Sevaster ku pinin uje te ftohte, hanin ndonje gjelle ne restorantin e vogel si dhe fruta qe shisnin fshataret.
Te vjetrit mund te tregojne shume per udhetimet ne shtate kthesat e rruges malore te Salarise, ndersa te rinjte qe tani udhetojne te kapardisur ne rrugen e re te shtruar me asfalt ndoshta cuditen si ka qene dhe ndryshimet ne kohe, dikur e famshme per nga historite dhe e frikshme.
Po si i kujtoni shtate kthesat e Salarise?