Gjirokastra,sa breza kane vene pajen ne keto sirtare, kane soditur ne pasqyre bukurine rinore dhe thinjat vjeshtore sa kukulla i perkasin njeres edhe tjetres dhe mbeten atje ne ane te pasqyres duke mbajtur emrin e sejciles si zonja te medha duke na percjelle dashuri mistike te nje femijerie te shkuar ne breza e harruar por dikur ishin nje familje e madhe qe gumezhinte nga sheqerkat,sherbetet me manxurane,karkanaqet,petet,byreket,qahite,qifqite,sarmate,oshafi,trahanate,petullat,glikote,te larat, te shplarat,llams e feks,qendisjet,tantellat,lexim romanesh,fantazi per dhendrin qe ja ben peshqesh dhe netet e gjata me perralla prane oxhakut, …gjumi i embel me tingellimin e shiut ne teneqet e cative pergjumeshin duke krijuar figuracione ne suvat e ceflisura,kercitja e shkarpave te zjarrit humbiste dhe ate hije qe gjarperonte mbi to,endrrat hynin ne mbreterine e tyre me nje kukulle te perqafuar nden jastek.
in Personazh